Partia Demokratike po organizon një tryezë të rrumbullakët me gazetarët dhe përfaqësues të opozitës për të kundërshtuar “Paktën-Antishpifje”, ku sipas tyre po censuron fjalën e lirë.
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi u shpreh duhet të ndajmë gazetarët e terrenit dhe pronarët e mediave.
“Jo vetëm qe jemi në krah gazetarëve, sidomos gazetarëve të terrenit, por jam kundër pronarëve të mediave që e kanë kthyer televizionin për qoka dhe përdorin gazetarët e terrenit.
Që të mbash një media e vështirë nga ana financiare por të mbyllesh gojën e gazetarit është shkelje. Ështe një problem që kërkon përfshirjen e të gjithë shoqerisë shqiptare.
Këmbanë alarmi, nuk ështe se presim ndonje reagim të madh qofte nga parlamenti apo institucione të tjera, të bën përshtypje guximi dhe arroganca e kryeministrit. Në këtë situatë kaq problematike vijon që të ecë para nëpërmjet mashtrimit dhe propagandës.”- u shpreh Kryemadhi.