08:17 | 09/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Po përgatiste një atentat tjetër të bujshëm, si i iku policisë Juli Pashakos, i dyshuar për sulmin ndaj prokurorit Ndoja

18:37 | 08/11/2019
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Po përgatiste një atentat tjetër të bujshëm, si i iku policisë Juli Pashakos, i dyshuar për sulmin ndaj prokurorit Ndoja

Policia po kërkon për Julian Sulajn si një nga personat e dyshuar për ngjarjen e rëndë te Mbikalimi i Shkozetit.

Edhe Sulaj, i njohur si Juli i Pashakos nuk është emër i panjohur për forcat e rendit.

Abc News mëson ekskluzivisht nga grupi hetimor se Sula ishte duke përgatitur një tjetër atentat të bujshëm në një qytet të rëndësishëm të vendit, por nuk vijoi me planin e tij pasi kuptoi se policia ishte vënë në ndjekje të tij.

Pasi kuptoi se ishte nën vëzhgim, Juli i Pashakos zhduket në mënyrë të papritur nga zona ku kishte planifikuar atentatin duke u shfaqur sërish në ngjarjen e rëndë të datës 1 nëntor, bëjnë me dije burimet.

Gjatë ditës së djeshme, FNSH dhe RENEA kryen operacione kërkimi për gjetjen e Sulës në disa zona të vendit. Ka dyshime se pak para të së zhvillohej kontrolli i FNSH-së, shtëpia ku mendohej se fshihej, ishte pastruar, duke larguar të gjitha mjetet që shërbejnë për kryerjen e një atentati.

Forcat Operacionale zhvilluan një aksin blic edhe në qytetin e Peqinit. Nga qelizat telefonike ka rezultuar se dy persona të tjerë që vijojnë të qëndrojnë në arrati të jenë lokalizuar në atë zonë, por operacioni rezultoi pa sukses.

Dyshimet janë se ai mund të fshihet në zonën e Kënetës, ku u kotrollua edhe një banesë që dyshohet se përdorej si bazë nga personat me rekorde kriminale.

Në fillim të këtij muaji, drejt makinës ku po udhëtonin prokurori Arjan Ndoj, Andi Maloku dhe Pëllumb Muharremi u qëllua me breshëri automatiku. Të tre ata mbetën të plagosur, ndërsa Maloku ndërroi jetë ditën e djeshme pas komplikacioneve shëndetësore.

Policia ka arrestuar Redjan Rrajën për atentatin në fjalë pasi prokuroria theksoi se kishte gjetur gjurmë të tijat në makinë, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.

Etiketa: atentat i bujshemiku nga policiajuli pashkojulian sulaj
Pas

“Dosja nuk është qepur ende”, “Basha” përçan Prokurorinë, Elisabeta Imeraj u përvishet vartësve të saj: Janë vetë-shpallur prokurorë të çështjes

Para

U thirr si i pandehur në Prokurori, reagon Basha: E turpshme, kanë mbetur edhe 10% të çmontohen nga Gjykata

Para
Arrestimi i Redjan Rrajës, Basha: Luftë mes bandash, duhen zgjedhje të parakohshme

U thirr si i pandehur në Prokurori, reagon Basha: E turpshme, kanë mbetur edhe 10% të çmontohen nga Gjykata

Discussion about this post

 



Të Fundit

Fati i “buzëqesh” Portugalisë, mund me penallti Spanjën në finalen e madhe të Nations League

Kosovë/ Sot tentativa e 29-të për konstituimin e Kuvendit, tentohet zhbllokimi pas ngërçit 2-mujor

Horoskopi për ditën e sotme, 9 qershor 2025

Parashikimi i motit për sot, 9 qershor 2025

Irani pretendon se ka dokumente sekrete rreth armëve bërthamore të Izraelit, ministri iranian i Inteligjencës: Do t’i publikojmë së shpejti

“Bllokada detare nuk do të thyhet”, Izraeli paralajmërojn se do të ndalojë anijen e aktivistëve të nisur drejt Gazës

Çfarë është Garda Kombëtare e SHBA-ve, si funksionon dhe pse presidenti mund të marrë kontrollin e saj

Izraeli nuk do të lejojë Greta Thunberg të shkojë në Gaza

Parashikimi i zymtë për Ukrainën: Hakmarrja e Putin s’ka ndodhur ende

Bisedimet SHBA-Kinë vendosen në Londër, palët diskutojnë për herë të dytë tarifat tregtare

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.