Policia gjermane ka arrestuar një person, i cili dyshohet se ishte duke përgatitur një sulm terrorist.
Sipas mediave lokale, i arrestuari kishte planifikuar sulme në Gjermani dhe ka lidhje me shqiptarin Lorenz.K, i cili u arrestua mbrëmjen e së premtes, pasi dyshohet se kishte në plan të sulmonte metronë e Vjenës.
Ende nuk ka informacione të hollësishme rreth të arrestuarit, ndërsa autoritetet gjermane po vijojnë hetimet për të mësuar nëse ka persona të tjerë të përfshirë në këto ngjarje.
I dyshuari u arrestua nga forcat speciale të policisë. (A.R/SHUPLAKA)