Tërmeti i fuqishëm që tronditi vendin, që la pas 51 viktima dhe qindra të plagosur, ka lënë në qiell të hapur mijëra banorë.
Teksa shohin të trishtuar banesat e tyre që janë kthyer të pabanueshme, një nga banorët shprehet se ka kërkuar që në tërmetin e parë të rikonstruktohet, po bashkia nuk i ka dhënë leje.
“Kur ra tërmeti i parë unë kërkova që të behej kontrolli i banesës. Objekti ka plasaritje të jashtme, dhe të brendshme të kollonave dhe të trarëve. Për tërmetin e parë kryeministri Rama tha se brenda 5 ditëve do të bëhen me fondet e bashkisë, kërkova fonde dhe asgje. Thash do ti bëj me lekët e mia, kërkova vetëm leje dhe sërish nuk më dhanë leje. Duhet të bëhet ndërhyrja sa më e shpejtë një tërmet tjetër të bjerë shembet shtëpia.”– u shpreh një nga banorët.
Ndërkohë një qytetare shprehet me lot në sy se po kërkon që të marrë ilaçet nga banesa.
“Kemi aplikuar mbrëmë dhe na thanë se do të na cojnë në hotele. Pallati është i pabanueshëm dhe rrezikon të shembet. Po shoh mos kam mundësi me marrë ilaçet të paktën.”– u shpreh banorja.
(M.Q/Faxweb.al)