Një 59-vjeçar është plagosur aksidentalisht, teksa po priste dru së bashku me djalin e tij në fshatin Pirg të bashkisë Maliq. Sipas raportimeve i plagosuri ka marrë dëmtime në pjesën e barkut.
Më tej bëhet me dije se përshkak të plagëve të marra i plagosuri ka hemoragji të brëndëshme. Aktualisht i plagosuri ndodhet në reaminacion në spitalin e Korçës, ndërkohë që policia është duke hetuar ngjarjen.