22:58 | 29/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Po punojmë për një paketë masash për biznesin”, PD regon duke publikuar deklaratën e Bashës: Një hap pas propozimeve tona

12:14 | 17/03/2020
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Na hiqni një barrë të madhe”, Veliaj-ndërtuesve: Ndërtoni nga një shtëpi në zonat rurale

Një ditë më parë, kryebashkiaku erion Veliaj ka deklraur se prej 3 ditësh edhe me Këshillin Bashkkiak, edhe drejtorin e taksave ka  filluar një diskutim për një plan masash në lidhje me biznesin për shkak të mbylljes së shumicës së tyre për shkak të koronavirusit.

Veliaj tha se nuk ka asnjë arsye pse Bashkia të mbledhë taksën e hapësirës publike. “Kështu që sigurisht me një të dymbëdhjetën do të zbresë taksa për atë muaj që nuk ka pasur punë lokali ose bari. Kjo është gjëja që ja pret mendja secilit”, tha ndër të tjera Veliaj ndërsa shtoi se ajo që do të shikohet është periudha se sa do të zgjasë kjo periudhë që pastaj edhe masa të jetë korresponduese .

“Kemi rreth tre ditë që tashmë edhe me Këshillin Bashkkiak, edhe drejtorin tonë të taksave kemi filluar një diskutim. Mua më duket e arsyeshme, fjala vjen nëse një muaj nuk punojnë lokalet nuk ka asnjë arsye pse Bashkia të mbledhë taksën e hapësirës publike. Kështu që sigurisht me një të dymbëdhjetën do të zbresë taksa për atë muaj që nuk ka pasur punë lokali ose bari. Kjo është gjëja që ja pret mendja secilit. Megjithatë ajo që do duhet të shohim është sa do të zgjasë kjo periudhë që pastaj edhe masa të jetë korresponduese. Ne nuk mund të bëjmë atë që bënin ato parti që drejtonin këtë shtet dhe qytet, dhe që improvizojnë tërë kohën. Kjo nuk bëhet me improvizim. Sapo të shohim derisa zgjat le të themi karantina, ose shtetrrethimi, ose ndërprerja e funksionit ekonomik, masa do të duhet të jetë në proporcion me këtë. Nëse ne themi këtë fundjavë nuk do paguhet taksa, dhe kjo zgjat edhe tre muaj, kjo nuk bëhet me shto ujë dhe shto miell. Kështu që ne do të shohim sa do të zgjasë kjo periudhë dhe masa që Bashkia do marrë për bizneset lokale, duhet të jetë në proporcion me sa zgjat periudha dhe jo me improvizime të atyre që i kemi parë se si i kanë menaxhuar krizat, dhe nuk është ky momenti për të bërë politikë”, tha kryebashkiaku.

Në lidhje me këtë deklraratë ka reaguar edhe PArtia demokratike përmes zëdhënëses Ina Zhupa e cila shprehet se një propozim i tillë është bërë më 11 Mars nga kryeopozitari Lulzim BAsha teksa ka publikuar edhe një pjesë të deklaratës së këtij të fundit.

“Masa e marrë nga Bashkia e Tiranës sot për bizneset është ekzakt çfarë Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka propozuar që në 11 Mars: Bizneset në zonat e prekura nga COVID-19 të mos paguajnë taksa dhe tarifa vendore për të pakten 3 muaj.

Të njëjtën gjë kërkuam edhe dje.

Janë gjithmonë një hap pas propozimeve tona. Gjithmonë të vonuar dhe pa ide për t’u shërbyer në kohë qytetarëve. Rëndësi ka që ndjekin opozitën dhe zbatojnë propozimet e Partisë Demokratike në dobi të interesit të qytetarëve, të shëndetit, sigurisë dhe mirëqenies së tyre.

Lehtësimi i bizneseve nga taksat në Tiranë është jetik. Nën drejtimin e Erion Veliajt, nga vjet, ato janë rritur me 33 %.”, shkruan Zhupa përkrah videos.

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Pas

Vetëm 42 teste në 24 orë, 4 raste të reja me COVID-19, shndërrohet dhe spitali i Sanatoriumit

Para

“Nuk do të vijë fundi muajit, pa marrë pagën”, Rama zbulon planin e tij për bizneset: Po punojmë papushim…

Para
Kush do të lejohet dhe si do të justifikojnë lëvizjen. Rama: Nga nesër zyrtarisht të mbyllura fasonët dhe Call-Center-at

"Nuk do të vijë fundi muajit, pa marrë pagën", Rama zbulon planin e tij për bizneset: Po punojmë papushim...

Discussion about this post

 



Të Fundit

Interi i fiksuar pas Lookman, Atalanta reziston për sulmuesin

Gjenevë/ Spiropali në Konferencën e Kryetarëve të Parlamenteve të Unionit Ndërparlamentar, takime me homologët Klöckner dhe Ohana

Vrau katër persona në një kullë të Manhattanit, zbulohet arsyeja që shtyu 27-vjeçarin të kryente masakrën

Në pritje të ofertave, Chelsea i cakton çmimin Brojës. Ja sa kushton sulmuesi i kombëtares

Policia e Shtetit: A.(E) M. goditi Kryekomisarin Kondi dhe kërcënoi efektivët, pamjet në duart e AMP

Arrestohen 32 persona në Poloni për spiunim në favor të Rusisë

Maks kritikon FIA-n: Ndoshta është më mirë të mos të garojmë më në shi!

Ish-ushtari britanik ndan skenat kaotike dhe shqetësuese të civilëve që nxitojnë të mbledhin ndihma nga një vend shpërndarjeje në Gaza

Aksident në Lezhë, makina përplas fëmijën 10-vjeç me biçikletë

Izraeli: Plani i Britanisë së Madhe për të njohur Palestinën, shpërblim për Hamasin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.