Një 38-vjeçare nga Italia e cila zgjodhi vendin tonë për pushime këtë vit, humbi jetën për shkak të miokarditit fulminant. Mësohet se Alessia Vidotto kishte ardhur në Shqipëri për pushime së bashku me bashkëshortin Eroldi, dhe djalin e tyre 1-vjeçar.
Vidotto humbi jetën më 15 gusht në Tiranë nga një inflamacion i rëndë i miokardit, i cili, në fazën më akute, mund të çojë në kolaps. Pas kontrolleve rezultoi se ajo kishte pësuar sulm në zemër, por edhe pas përpjekjes së mjekëve, ajo nuk ia doli të mbijetonte.