Një amerikan i nervozuar ka sulmuar gazetarin e NBC, Shaquile Brewster, i cili po raportonte për motin e keq dhe stuhinë tropikale Ida që ka goditur Misisipin.
Brewster po raportonte live nga Gulfport kur pas shpinës së tij u ndal një veturë e bardhë, nga e cila doli një burrë që filloi të vraponte në drejtim të tij.
“Hej, hej. Do të thërrasim Brewsterin për t’u siguruar që gjithçka është në rregull, por shumë të çmendur dhe çmenduri të ndryshme po bëjnë njerëzit”, dëgjohet duke thënë prezantuesi i brengosur Craig Malwin.
Megjithatë disa momente më pas, Brewster ka shkruar në Twitter për të treguar që është mirë dhe se nuk ka pësuar ndonjë lëndim serioz.
Mississippi police issue an arrest warrant for an Ohio man who they say confronted @NBCNews' Shaquille Brewster on live television. https://t.co/jrhQEvftx9 pic.twitter.com/emrIzA1jO5
— MSNBC (@MSNBC) September 1, 2021