04:36 | 28/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Po sabotohemi, maskaradë, s’na ndihmon era, s’kanë ata këtë kulturë”-Si dredhoi Rama në konferencën për shtyp

14:21 | 18/05/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Rama kthehet i zhgënjyer nga Samiti i Sofjes: Axhenda jonë nuk përkon me atë të BE-së!

Kryeministri Edi Rama, e pati të vështirë të jepte mesazhin kryesor të vizitës së tij në Sofie: Hapja e negociatave është në fije të perit.

Franca është rreshtuar hapur në grupin e vendeve euroskeptike që janë kundër zgjerimit të BE-së.
Holanda nga ana tjetër, e dha mesazhin e saj që me ardhjen e grupit të 8 eurodeputetëve në Shqipëri, kur thanë se Shqipëria nuk është gati për hapjen e negociatave.

Por çfarë tha Kryeministri sot në konferencën e tij në hollin e aeroportit të Rinasit?

Rama dredhoi nga pyetjet e gazetarëve dhe ia hodhi fajin opozitës. Kryeministri tha se është balta e shpërndarë nga oborret e SHQUP-it që është kthyer në pengesën kryesore për hapjen e negociatave.

Çfarë tha Rama sot:

“Po sabotohemi, maskaradë për të penguar hapjen e negociatave. Erërat për moszgjerim brenda BE-së nuk na ndihmojnë.
Sot jam edhe më optimist. Për këtë pjesën e rëndësishme të pyetjes. Europianët janë reflektuesë për zgjerimin. Balta nuk është ajo që përcakton vendimin e Francës, Gjermanisë, por ushqen ata që janë kundër zgjerimit të BE-së. ata nuk kanë as kohë, as dëshirë që kur marrin një lajm nga audio-shpk-ja e SHQUP-it, e marrin dhe e lëshojnë nëpër korridore “ja ja ja”.

Sigurisht që nëse opozita do ishte a angazhuar e do shfrytëzonte kanalet e miqtë e vetë sa i kanë ngelur, e do thoshte këtë që themi ne, s’është se do vendosej për hapjen e negociatave, por do krijonte një energji më të mirë. Ata s’e njohin këtë kulturë, s’e kanë bërë kurrë. Kjo është opozita e parë në historinë e procesit të integrimit të vendeve ish-komuniste, që është kundër integrimit.

Nuk i jam drejtuar asnjë firme por një agjencie, adresën nuk mund tua jap, ajo që kam bërë ka qenë urgjente, duhet ta identifikojë dhe certifikojë prokuroria, por për sa më takon jam shumë i qartë e përsëris bëhet fjalë për një masakradë të organizuar me qëllime të qarta për të gjithë dhe e motivuar nga frymëzimi malinj për të bërë çmos për të penguar dhe mundësisht hedhur në erë negociatat për anëtarësi të vendit, besoj se dita e djeshme duhet tu ketë dhënë mundësinë të shikoni mes audiovideo shpk së PD se në cfarë derexheje është katandisur PD se cfarë mungesë respekti ka PD për inteligjencën e shqiptarëve dhe pse ka pritur pikërisht këtë kohë për të bërë këtë gjë për diçka që e ka pasur në dorë më parë.

Në një kuptim e falënderoj PD që e bëri shumë të lehtë demaskimin e kësaj maskarade me atë shfaqje që dha dje në teatrin e SHQUP-it.

Së pari me shqiptarët merrem vesh vetë. Së dyti kam qëndruar strikt në rastet që përmendni dhe do bëja të njëjtën gjë i jam referuar atyre që kam ditur dhe nuk i heq asnjë presje as sot atyre që kam thënë, për Tahirin, nuk kuptoj ku lidhen këto.

(F.G/Faxweb.al)

Pas

Invalidi përplas me makinë gjyshin me nipin, përfundojnë me plagë në spital

Para

Basha thirrje shqiptarëve, njofton protestë të madhe në Tiranë: I ftojmë qytetarët…

Para
Basha thirrje shqiptarëve, njofton protestë të madhe në Tiranë: I ftojmë qytetarët…

Basha thirrje shqiptarëve, njofton protestë të madhe në Tiranë: I ftojmë qytetarët...

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ministri i Jashtëm izraelit: Bota ka detyrim të ndalojë Iranin nga zotërimi i armës bërthamore

Republika Demokratike e Kongos dhe Ruanda nënshkruajnë marrëveshjen e shumëpritur të paqes në Uashington

Vuçiç u drejtohet studentëve protestues: Ultimatumi juaj nuk është pranuar

Trump flet sërish për Kosovën e Serbinë: Ishin gati për luftë të madhe, unë e ndala!

Zjarr i madh në Peshtan të Fierit, digjen rreth 400 dëngje bari dhe një stallë bagëtish(PAMJET)

Dronët ukrainas shkatërrojnë dy bombardues SU-34 në aeroportin rus

Kosovë, debat për votim të fshehtë/ Kandidatja për kryetare e kuvendit, Haxhiu: Nëse nuk marr 61 vota tërhiqem! Opozita njofton bojkot

Gjermania pezullon për 2 vjet ribashkimin familjar për refugjatët me status mbrojtjeje

124 mjekë të rinj specializantë nënshkruajnë kontratën me MSHMS, Koçiu: Do jeni dëshmitar të transformimeve në QSUNT

Trump kërcënon Iranin: Ju bombardojmë përsëri nëse vazhdoni programin bërthamor

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.