Pas tërmetit të datës 26 nëntor që lëkundi vendin, mijera banorë mbetën pa shtëpi, ndërkohë që nga agjentët imobiliarë shihet edhe një trend për të ndërruar banesë.
Besard Rusi, sipërmarrës i një agjencie imobiliare, i ftuar në Fax News, pohoi se është rritur kërkesa për shtëpi me qira, ndërkohë që banorët kërkojnë banesa në kate të ulëta ose në shtëpi private përreth periferisë së Tiranës.
Rusi pranoi se rritja e kërkesës ka sjellë edhe rritje të çmimeve të qirasë, nga 50 deri 100 euro më shtrenjtë se zakonisht, duke shtuar se pronarët po shfrytëzojnë situatën.
Ndërkohë sa i përket blerjes së apartamenteve, Rusi u shpreh se ka një stopim të blerjes së banesës në kryeqytet.
“Kjo bëri që tëkemi një lëvizje drejt qytetit sepse shumë apatamente janë të dëmtuara. Në dhjetor themi kemi një kërkesë shumë të latë për banesa me qira. Kemi kater deri në 5 herë më shumë se muaji tetor apo nëntor.
Të gjithë personat kanë pasur apartamente në kate të larta që janë frikësuar shumë. Dicka të re që kemi paraë është se kemi një rritje për kerkesa për vila jashtë Tiranës.
Kemi parë një rritje të kërkesës. Ka sjelle dhe rritje të çmimit. Është një reflektim. Nga 15 deri në 20% janë rritur cmimet. Nëse e themi të përkthyer me para varjon nga 50 deri në 100 eurë është rritur çmimi. Çmimet janë rritur edhe duke shfrytëzuar situatën.
Kërkesa në Tiranë për apartamente është e vazhdueshme. Në Tiranë nuk ka çmime të arsyeshme, sepse janë rritur goxha. Kërkesa vazhdon, por për blerje është stopuar totalisht. Dhe është në një vlerë shumë të vogël. Pasi gjithkush që e ka pasur ndërmend të blejë një shtëpi të dytë e ka shtyrë për më vonë. Nëse në vitet e fundit në Tiranë filloi një trend për kerkesat e fundit të pallateve, pas tërmetit të fundit, njerzit nuk preferojnë më katet e larta.
Tashmë blerësit vijnë bashkë me inxhiniera apo artkitketë për të kuptuar nëse ka problem strukturore ndërtesa. Jemi në një situatë pasigurie. Kjo ka sjellë që njerzit ta mendojnë shumë mirë blerjen e një shtëpie. Nëse për qiradhënie është rritur kërkesa, për blerjen e banesave është stopuar.”- u shpreh Rusi.
(M.Q/Faxweb.al)
Discussion about this post