Kryeministri Edi Rama ka komentuar deklaratat se po shfrytëzon pandeminë për mbylljen dhe mos lejimin e protestave si ajo e Teatrit Kombëtar duke thënë se këto janë broçkulla.
Më tej ai ka treguar se nga e hëna vetëm transporti publik, takimet sportive e kulturore në sallat e mbyllura nuk do të lejohen.
“Na thonë se nuk po lejon hapjen se ke frikë nga protestat. Lërini këto broçkulla, të mos merremi me llafe, jo janë hapur të gjithë, jo të gjithë janë duke bërë jetën normale. Ne faktikisht nga e hëna përveç transportit publik, aktiviteteve spirtive e kulturore në mjedise të mbyllura, nuk do kenë asgjë të tjera të mbyllura”, tha Rama.
“Pra hiq transportin publik, që është problem shumë i madh në këto kushte, e pse me të drejtë shumëkush nga ju është i shqetësuar për mungesën e tij, duhet të jetë i vetëdijshëm që nuk e hapim dot ende. Hiq baret dhe restorantet në mjedise të mbyllura, hiq palestra, qendra sportive teatro kinema e klube nate apo lokale lodrash për fëmijë të mbyllura gjithçka tjetër do jetë e hapur, që do të thotë që ekspozimi do jetë shumë i madh sidomos me baret e restorantet.“Në të gjithë territorin ku janë zonat e gjelbra lëvizja është e lirë, me makinë, në këmbë, ose me kal. I lirë, ndërsa në zonat e kuqe rregullat ndryshojnë dhe do të mbeten kështu në varësi të numrave”, tha Rama.
Kryeministri tha se fashat orare shërbejnë për të ndërgjegjësuar dhe parandaluar daljen masive duke u mësuar me rregullat