“Unë kam luftuar kaq shumë por nuk mundem më. Tani asgjë nuk ka më kuptim. Po shijoj vitet e muajt ose ditët që më kanë mbetur”.
Kështu ka shkruar ditën e djeshme në Instagram, transgjinorja Edona James.
Sjellim në vëmendje që Edona quhej Kujtim Shehu dhe është me origjinë nga Suhareka e Kosovës.
Në moshën 23-vjeç ai bëri operacionin duke u shndërruar në femër. Tashmë vuan nga kanceri dhe tregon se nuk i kanë mbetur edhe shumë kohë.
Në foton e publikuar, transgjinorja shihet se ka humbur edhe flokët për shkak të sëmundjes së rëndë. (J.V/Shuplaka)