Kandidati i Partisë Demokratike Ervin Salianji, ka akuzuar mbrëmjen e sotme disa zyrtarë të cilët sipas tij po vjedhin votat në qytetin e Korçës. Ai ka publikuar plot 15 emra zyrtarësh të PS-së, të cilët dyshohen të kenë shpërndarë para dhe ndihma për banorët e zonës.
“Zgjedhje apo ankand?!
Gjate gjithe muajit ne kemi bere takime dhe kemi ofruar program dhe ekip, kemi degjuar qytetaret dhe kemi dhene propozimet tona per zgjidhjen e krizes! Partite e tjera rralle i kemi hasur apo ndeshur neper lagje, ne qytet apo ne fshatra….sepse ata e kane nje plan. Sot gjate dites dhe deri ne keto ore jane neper zona dhe sipas te dhenave tona kemi dyshimin e arsyeshem se po shperndahen para dhe ndihma nga keta individe:
Ne Korçe ne lagjet 4 dhe 14 dyshohet se Kliton Kita drejtor i taksave, ne lagjen 5 Enver Shahinas Drejtor i INUK, ne lagjen 17 Andi Sula ZVRPP, lagje 6 Solien Prifti drejtor ne bashki, lagje 4 kunati i kryetarit te bashkise Korçe, lagje 6,7 Petrika Tollkuci drejtor i ISKSH, Lagje 10 Fioralba Vukatana Drejtore e Arkives, lagje 10, Erion Qelemeni drejtor i pyjores, lagje 4 dhe Dvoran Artur Qeramixhiu
Ne Pirg Vullnet Gjolla Drejtor i Bujqesise, Vasillaq Cinoku nenkryetar i bashkise Maliq, Florenc Tabaku ne Vashtemi, Kleanthi Mingo ne Pirg, Besmir Kulla inspektor tatimesh, Pranvera Begolli lagje 3 Maliq, Luan Riska drejtoria e bujqesise Podgorie”, shkruan Salianji.
Dita e sotme, pavarësisht se është e përcaktuar si heshtje zgjedhore, ka qenë një ditë plot me denoncime. Megjithatë nuk mund të themi se Salianji ka thyer heshtjen zgjedhore duke patur parasysh se ai nuk po bën thirrje për të votuar PD-në, por thjesht po denoncon. (D.D/Shuplaka)
Discussion about this post