Në orët e para të paradites të gjithë njerëzit nxitojnë për të shkuar në punë dhe një pjesë e tyre përdorin edhe transportin publik. Ashtu siç shihet edhe në këtë foto në autobusët e kryeqytet njerëzit shtypen dhe ngushtohen me qëllimin e vetëm për të shkuar në punë.
Shpeshherë qytetarët ankohen se shërbimi nuk kryhet ashtu siç duhet dhe hasin shumë probleme për shkak se hipin shumë njerëz. Kjo foto e publikuar nga Nisma Thurje është shkrepur në linjën e urbanit Yzberisht -Tiranë dhe qytetarët kërkojnë autobusa shtesë pasi thonë se po shtypen përditë si sardele. (J.V/Shuplaka)