Ish-kandidati i Partisë Demokratike Fitim Zekthi, i cili në këto zgjedhje garonte në Elbasan, ka deklaruar se ata të cilët po i kundërvihen kreut të PD-së Lulzim Basha duke ia drejtuar atij gishtin për humbjen e thellë, janë të njëjtët njerëz të cilët u pasuruan nën pushtetin e PD-së.
“Kjo po ndodh edhe sot ne debatin per garen qe eshte hapur ne PD, po sulmohen apo shpifet, po kerkohet morali tek tjetri, po dalin ne krye njerez qe nga skuta e medias on line ndonese te zhytur ne llum dhe te pasuruar duke qene qene zyrtare te pushtetit te PD-se, i kerkojne moral dikujt qe s’ka asnje pasuri dhe qe gjithçka e ka publike, njerez qe kane qene ministra apo zyrtare te larte te PD-se te cilet jane te njohur per pasuri te medha ose jete luksi dhe i kerkojne moral tjetrit….
Sigurisht qe mes kundershtareve te Bashes ka njerez serioze, ka politikane te mire dhe shume te mire, ka gazetare apo opinioniste qe flasin me ndershmeri. Une njoh shume prej tyre por ata rrezikojne te mjegullohen nga pjesa tjeter, nga kjo e llumosjes, e mediokritetit, shpifjes dhe interesave te vogla personal. PD ka nevoje per debat te ndershem, ka nevoje te diskutohet per nje parti te djathte te qendres, si i pefaqesoi ajo idete e djathta, ai ishte veprimi dhe programi i tille, sa ndikoi manipulimi, ne ç’permase u vodhen apo blene votat, ç’do behet me kulturen e blerjes, si mund te bashkohemi, si mund ti japim sadopak permase metafizike gjithe veprimit apo synimit tone etj.”, shkruan Zekthi.
SHKRIMI I ZEKTHIT
Shkaterrimi i debatit ne PD nga te pamoralshmit
Partia demokratike ka nisur, me te drejte, nje debat te forte mbi rezultatet ne zgjedhje dhe mbi pergjegjesine e kryetarit te saj. Debati po degjeneron shpejt, siç pritej ndoshta, per shkak te emocinalitetit te larte dhe per shkak te pafuqise se shumekujt ne te ose rreth saj per te bere debat. Ka shpifje, fyerje, akuza, etiketime gjithandej.
Ne nje situate te tille eshte gati e pamundur te kesh nje opinion tendin dhe te mos shihesh nga ata qe kane nje “mendim” ndryshe si i shitur, i blere apo si skllav dhe ushtar i dikujt, si vegel e Bashes apo edhe i kundershtareve te tij. Une shkruajta diçka dy dite me pare, siç e mendoj une, ne lidhje me rezultatin sidomos ate ne zonen e Elbasanit, rezultat per mua i trukuar fuqimisht nga PS, LSI dhe PDIU.
Me e renda qe une vura re eshte fakti qe shume njerez jane mesuar te marrin para per te votuar dhe presin per para. Partia me e forte, ajo me me shume para dhe me me shume pushtet arrin ti bleje, jo te gjithe por gjithsesi mjaftueshem, per rezultatin qe do. Nisi nje fushate e ulet e shpifjesh apo reagimesh ndaj meje duke thene se une nisa justifikimet per Bashen, se une kisha probleme personale dhe me kryesorja isha i “listes Çili”.
Nuk eshte çeshtja tek une asfare, as tek lendimi im por tek fakti qe kjo kulture e ndyre synon te zhbeje debatin, kerkon te ndose kudo dhe gjithkend sespe njerez qe e bartin ate nuk kane asnje permase metafizike ne qenien e tyre veç perfitimit te turpshem personal ose jane krejtesisht ne jerm per shkak te urrejtjes apo ndjesive te tjera irracionale.
Une kam 20 vjet gazetar ne Tirane dhe kam kaluar thuajse te gjitha shkallet e nje karriere qe nga reporter, redaktor, kryeredaktor, drejtor editorialesh, opinionist etj dhe me gjithe 20 vite pune me page relativisht te mire thuajse nuk kam asnje pasuri sepse paga nuk te lejon te pasurohesh sa do e madhe te jete. Edhe ime shoqe ka 20 vjet gazetare, redaktore dhe kryeredaktore dhe se bashku me dy rrogat tona ne perballojme shpenzimet e dites por asgje me shume. Kurre nuk kam bere ne jeten time nje shkrim me porosi apo per llogari te nje miku apo armiku, kurre nuk kam mbajtur një qendrim sepse e do dikush.
Kete e di Ilirjan Zhilla drejtori im ne Atsh ne vitin 1997, kete e di Mero Baze drejtori im ne Tema nga 2004 ne 2010, kete e di Aleksander Çipa kryeredaktori im per disa kohe ne vitet 2000, kete e di Eni Vasili drejtoreshe ne Alsat, kete e di Ylli Pata ne gazeten Ballkan te vitit 2001, e di Arion Sulo, e di Henri Çili drejtues te Mapo-s, e dine dhjetera gazetare dhe operatore te cilet kane qene bashkepunetore apo vartes te mite ne shume vite.
Askush nuk mund te thote te kunderten. Sa i takon sajeses se “listes Çili”, e kam thene edhe me heret se idete e mia dhe te tijat jane gjerat me te largeta ne bote. Ai eshte nje liberal, madje ultraliberal nersa une nej konservator i djathte sidomos ne çeshtjet sociale. Une thuajse i kam kushtuar gjithe leximet e mia, gjithe veprimtarine time mendimit politik ose atij filozofik qe ka ne fokus kete mendim. Kam shkruar mbi kete gje dhe kam perkthyer disa auore te rendesishem boterore mbi merdimin konservator. U emerova drejtor editorialesh nga Çili ne vitin 2014 per te mbrojtur ne gazete nje linje te djathte. U largova nga ajo detyre me mirekuptim pasi Çili mendonte se Rama eshte reformator madje liberal. Une u shpreha se ai eshte totalitarist, i majte liberal apo ekstrem i majte liberal qe duhet te shporret nga pushteti nga çfaredolloj koalicioni politik, edhe me Meten.
Une kete e kam shkruar disa here. Kam debatuar edhe me ze te larte me Çilin ne zyrat e Mapo-s, aty ka patur shume njerez te cilet mund ta pohojne. Une kam nje qasje te njohur antikomuniste dhe i neveris pasardhesit e nomenklatures se vjeter, i neveris ata qe nuk bene ate qe duhet per ish te perndjekurit, per hapje e dosjeve etj, gjera qe jane thuajse jashte interesit te Çilit. Une megjithate nuk mund te jem bukeshkale apo mosmirenjohes si shume te tjere ne kete vend qe kur ju pelqen diçka nisin dhe thone nje mije te zezat.
Pavaresisht se Çili eshte ana me e larget e menyres time te menduarit dhe te kuptuarit te gjerave une e respektoj ate qe me ka dhene mendesine te punoj, qe me jep mundesine te shkruaj siç dua, qe ne kohe te veshtira per mediat me mban ne pune. Nuk eshte turp ti thuahs keto. Do ishte e turpshme nqs une nuk do ti thoja keto por te thuash qe une jam “çilist” eshte poshtersi dhe synon vetem te fyesh apo pengosh nje debat. Njerez te tille, qe sulmojne apo etiketojne kesisoj, ne komunizem te vinin shqelmin ne fyt, te çonin pas hekurave, me te tille komunizmi triumfoi. Keta sot mund te bejne si demokrate, si te djathte por asgje nuk i lidh me parimet e te djathtes.
Gjeja e pare qe karakterizon nje te djathte eshte morali personal. Per nje te djathte bota eshte nje sprove ku njeriu lufton me djallezoren, me epshin, joshjen dhe mendon se e keqja apo djallezorja duhet te luftohen se pari tek vetja, se nese njereiu fiton kete beteje atehere shoqeria behet me e mire. E majta mendon ndryshe, mendon se shoqeria duhet rregulluar, jo veja, nuk ka faj personal, por faj te shoqerise apo te tjereve dhe prandaj duhen ndryshuar ata duke i edukuar, sulmuar, vrare apo burgosur. Kjo po ndodh edhe sot ne debatin per garen qe eshte hapur ne PD, po sulmohen apo shpifet, po kerkohet morali tek tjetri, po dalin ne krye njerez qe nga skuta e medias on line ndonese te zhytur ne llum dhe te pasuruar duke qene qene zyrtare te pushteteit te PD-se, i kerkojne moral dikujt qe s’ka asnje pasuri dhe qe gjithçka e ka publike, njerez qe kane qene ministra apo zyrtare te larte te PD-se te cilet jane te njohur per pasuri te medha ose jete luksi dhe i kerkojne moral tjetrit….
Sigurisht qe mes kundershtareve te Bashes ka njerez serioze, ka politikane te mire dhe shume te mire, ka gazetare apo opinioniste qe flasin me ndershmeri. Une njoh shume prej tyre por ata rrezikojne te mjegullohen nga pjesa tjeter, nga kjo e llumosjes, e mediokritetit, shpifjes dhe interesave te vogla personal. PD ka nevoje per debat te ndershem, ka nevoje te diskutohet per nje parti te djathte te qendres, si i pefaqesoi ajo idete e djathta, ai ishte veprimi dhe programi i tille, sa ndikoi manipulimi, ne ç’permase u vodhen apo blene votat, ç’do behet me kulturen e blerjes, si mund te bashkohemi, si mund ti japim sadopak permase metafizike gjithe veprimit apo synimit tone etj.
Sa per mua, une nuk hyra ne gare si kandidat qe ti sherbej dikujt por te jem ne anen e atyre qe luftonin kunder qeverise Rama, nje qeveri e tmerrshme per kete vend, nje qeveri e drejtuar nga nje njeri qe gjithçka e sheh si zgjatim te vetin dhe ku njerezit nuk kane asnje vlere veç te jene spektatore apo dekor i shfaqjes se tij duke u beret e varfer dhe te mjere gjithnje e me shume. Une hyra ne gare edhe si demokrat, si i djathte konservator, kam qene prej vitesh nje mbeshtetes i vazhdueshem i PD-se, kam shkuar ne qindra mitingje proteste qe nga viti 1998, edhe ne ato pas vjedhjes se bashkise se Tiranes ne vitin 2000 nga Rama ndaj B Mustafajit, ndonese vete Muastafaji iku ne France dhe ne protestonim per te dhe PD-ne. Kurre nuk i kerkova gje ndonje zyrtari apo ministri te PD-se kur ajo erdhi ne pushtet ne 2005-en (le te thote dikush prej tyre diçka ndryshe) siç bene shume e shume nga ata qe sot sulmojne apo flasin per moral. Edhe kandidimin nuk ia kerkova Bashes. E pranova kur me kerkoi te kandidoj dhe u perpoqa ta bej me ndershmeri fushaten dhe garen dhe i jam falenderues qe me dha ate mundesi. Kaq, por kjo nuk ben maskara, jo te djathte, çilist, soroist etj.
PS: Ne lidhje me Sorosin une kam shkruar kunder ideve te tij te shoqerise se hapur qe ne 1998. Ato ide per mua jane ndoshta problemi me i madh i shoqerive sot, ato ide jane inxhinieringu njerezor qe establishment liberal ben sot mbi njerezit duke i kthyer ata ne marioneta te sistemit, duke i zhveshur nga disa elemente baze te asaj qe eshte njeriu. Por ky eshte nje debat tjeter te cilin nuk mund ta bejme ketu. Ata qe jane kunder Sorosit tek ne, me shume e kane kete si parulle se as qe e dine çfare idesh mbron ai dhe çfare ndikimi kane ato tek njerezit. (D.D/Shuplaka)