21:02 | 27/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Po synohet që SPAK të merret me vogëlsira, të mos hetohen peshqit e mëdhenj”, avokati për OFL: Show i qeverisë, 48 orë e pamundur për deklarim pasurie

14:47 | 04/02/2020
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Po synohet që SPAK të merret me vogëlsira, të mos hetohen peshqit e mëdhenj”, avokati për OFL: Show i qeverisë, 48 orë e pamundur për deklarim pasurie

Gazetari i Fax News Sokol Dema ka pasur sot një intervistë me avokatin Ledio Braho, ku ka folur mbi aksionin e ndërmarrë nga ana e Policisë, i etiketuar ndryshe si OFL, që sipas tij nuk është gjë tjetër veçse një shoë nga ana e qeverisë.

Braho tha se afati 48 orësh që iu është lënë subjekteve në dispozicion për të justifikuar pasurinë është shumë i pakët, pasi personat nuk kanë qenë më parë subjekt i vetëdeklarimit.

Duke  marrë si shembull rastin e gjyqtarëve, të cilët kalojnë në Veting, dhe iu lihet një afat gjashtëmujor për formularët e vetëdeklarimit të pasurisë, Braho tha se në të gjitha rastet policia kërkon që të vendosë nën sekuestro këto pasuri.

“E vërteta është që deri tani kemi pasur disa konferenca për shtyp nga ana e OFL-së, kemi parë njerëz që kanë dalë me syze, gjë që nuk është parë ndonjëherë në botë.

Masat janë marrë ndaj subjekteve që kanë qenë dhe më herët subjekt i ligjit antimafia. Lulzim Berisha është hetuar dhe më parë në aspektin pasuror, afati 48 orë që iu është lënë subjekteve është shumë i pakët.

Edhe persona që kanë deklaruar vazhdimisht pasurinë e tyre, nuk mund të marrin kaq shpejt informacione nga ana e bankave. Gjyqtarët dhe prokurorët kanë pasur 6 muaj kohë për formularët, edhe pse kanë qenë subjekt i deklarimit pasuror në ILDKP për çdo vit.

Kjo bëhet me qëllimin e vetëm, që pronat të sekuestrohet, në shkelje me konventat europiane, barra e provës i takon subjekteve që janë nën hetim”, u shpreh Braho.

Avokati tha më tej se Vetingu në çdo rast do të duhej të niste me politikanët, pasi këta grupe kriminale, të ardhurat e tyre i kanë depozituar pikërisht aty. Braho tha më tej se në këndvështrimin e tij, ky aksion po përdoret për të mbajtur të zënë SPAK, në mënyrë që të mos ketë hetime të një niveli të lartë.

“Si Vetingu ashtu dhe justifikimi i pasurisë duhet që të nisë nga politikanët, shumë nga këto grupe kanë pasur lidhje me politikën, në momentin që ti përjashton nga akti normative, korrupsionin aktiv dhe pasic, atëherë ti ke shmangur politikanët.

Ky është një shjoë që bëhet, pasi në legjislacion nuk ka asnjë risi, ndërsa i është dhënë policisë një kompetencë e padëgjuar dhe antikushtetuese, e gjitha kjo sjell një situatë jodemokratike. Mënyra që ka zgjedhur të sekuestrojë këto prona është e gabuar dhe konfuze në aspektin kushtetues.

Siç e shoh unë situatën BKH është shmangur plotësisht, duke e pasur një vit afatin, këto procedura do i kalojnë SPAK-ut, dhe do e ngarkojnë me këto dosje, duke mos pasur mundësi që të hetojë çështje të tjera, që lidhen dhe me vepra penale që janë kryer nga ekzekutivi.

Kur u krijua SPAK nuk u krijua për ti ardhur në ndihmë qeverisë, por për të bërë të mundur arrestimin e peshqve të mëdhenj. Duke i lënë barrën e provës të akuzuarit, SPAK e ka të lehtë që të kërkojë sekuestrimin e pasurisë, por duhet të bëhet një analizë  e mënyrës sesi janë vënë këto pasuri. 15 ditë nuk janë të mjaftueshme.

Po të lexoni aktin normative nuk ka asnjë të dhënë për prokurorët dhe gjyqtarët, ata mbeten jashtë këtij operacioni. Kjo mbetet thjesht një demagogji nga ana e kryeministrit pasi OFL merret vetëm me pjestarë të grupeve kriminale”, përfundoi Braho.

Etiketa: ledio braho. ledio braho ofl
Pas

VIDEO/ I kërkohet justifikimi i pasurisë, flet për Fax News motra e Lulzim Berishës: Jemi familje e nderuar

Para

Moderatorja shqiptare e nis emisionin e shtrirë në divan, habiten teleshikuesit

Para
Moderatorja shqiptare e nis emisionin e shtrirë në divan, habiten teleshikuesit

Moderatorja shqiptare e nis emisionin e shtrirë në divan, habiten teleshikuesit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Dronët ukrainas shkatërrojnë dy bombardues SU-34 në aeroportin rus

Kosovë, debat për votim të fshehtë/ Kandidatja për kryetare e kuvendit, Haxhiu: Nëse nuk marr 61 vota tërhiqem! Opozita njofton bojkot

Gjermania pezullon për 2 vjet ribashkimin familjar për refugjatët me status mbrojtjeje

124 mjekë të rinj specializantë nënshkruajnë kontratën me MSHMS, Koçiu: Do jeni dëshmitar të transformimeve në QSUNT

Trump kërcënon Iranin: Ju bombardojmë përsëri nëse vazhdoni programin bërthamor

SHBA: Gjykata Supreme në favor të prindërve, ndalon mësimin e librave me tema LGBT

Trump ndërpret negociatat me Kanadanë dhe paralajmëron tarifa të reja

OKB: Prodhimi i kokainës në Kolumbi arrin në nivele historike, 253 mijë hektarë të mbjella me bimën narkotike

Kurti: Serbia mund të shfrytëzojë elemente destruktive për të nxitur incidente gjatë festës serbe në Gazimestan

Izraeli përgatit plan strategjik kundër Iranit pas 12 ditësh sulmesh intensive

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.