Pas emisarit të Trupit për dialogun, deklarimet e analistit amerikan, Edward Joseph, rreth planit për ndarje të Kosovës dhe shkëmbimit të territoreve, ka reaguar edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
Thaçi thotë se është për të ardhur keq kur sheh se me çfarë lehtësie analistët krijojnë plane fiktive ( shkëmbim territoresh, ndarje, autonomi) dhe ua atribuojnë ato atyre që janë duke provuar të bëjnë marrëveshje historike mes Kosovës dhe Serbisë
Njëjtë sikurse Grenell, edhe Thaçi e ka quajtur si lajm të rremë që nuk i ndihmon procesit.
Joseph në një intervistë për Zërin e Amerikës në gjuhën serbe kishte thënë se Thaçi-Grenell dhe Vuçiq janë duke synuar të arrijnë një marrëveshje të ngjashme me atë që ishte planifikuar në kohën e Mogherinit, e që përfshinë ndarje të Kosovës.
“Qëllimi i vërtetë i Richard Grenell, Hashim Thaçit dhe Aleksandër Vuçiçit është të arrijnë një marrëveshje dhe unë besoj që është e njëjta ose e ngjashme për atë se çfarë janë dakorduar nën udhëheqjen e Federica Mogherinit. E cila është ndarja e Kosovës, ndonjëherë e quajnë shkëmbim i territoreve, por në të vërtetë është ndarje territoriale e Kosovës, sepse nuk e dijmë sa territor të Serbisë do të marrë Kosova, ndoshta do të jetë një territor i vogël”, ka thënë Joseph për Zërin e Amerikës, edicionin në gjuhën serbe.
“Por, qëllimi kryesor është që do të jetë një ndarje dhe ndoshta një ndarje e konsiderueshme e Kosovës dhe pyetja thelbësore është çfarë do të thotë kjo për shumicën e serbëve në Kosovë që jetojnë në pjesën jugore të lumit Ibër”, ka thënë Joseph.
It’s disappointing to see how certain analysts so easily create their fiction plans (land swap, partition, autonomy) and attribute them to those who are trying to make a historic deal between #Kosova & #Serbia. Spreading fake plans & news won’t help this process. https://t.co/APOAEfC5kY
— Hashim Thaçi (@HashimThaciRKS) March 7, 2020