Këngëtarja shumë e dashur për publikun Silava Gunbardhi e ftuar mbrëmjen e sotme në “Top Show Magazine” tregoi mbi projeket e saj dhe marrëdhënien me bashkëshortin e saj Dafi.
E pyetur nga Alban Dudushi për çfarë zihet më shumë me partnerin e saj Dafin, Silva u shpreh se ata grinden për gjëra të vogla, si çdo çift.
“Çdo çift ka ato uljet e ngritjet e veta. Me Dafin unë zihem për shpejtësinë, kam merak sepse i jep shpejt makinës. Një arsye tjetër pse zihemi është sepse unë e përdor shpesh shprehjen ‘O vëlla’, unë kështu i them se kam dialektin, por ai nxehet kur e përdor”, u shpreh Silva ndërsa tregoi se nuk zihen ndonjëherë për çështje xhelozie pasi ajo nuk del natën, vetëm Dafi del me shokët ose në studio.
“Ku e di ti që nuk është me ndonjë goc dhe jo në studio?”, e pyeti gazetari
“Po mir o le të jetë, ça të bëj unë, të vras veten tani?”, u përgjigj Silva.
(M.Q/Faxweb)