18:45 | 29/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Te Fundit

”Po tani, Saliu e ka fajin? Të dy bashkë krerët e aleancës së majtë kanë bërë një llogari”

14:15 | 21/04/2017
në Te Fundit, Te Gjitha
0
Analiza e Andi Bushatit: Pse Rama dhe lojërat e fatit janë një histori turpi

Nga Andi Bushati*

Edi Rama po e mbyll këtë mandat me një refren që përpiqet të justifikojë të gjitha dështimet e tij: “Fajin e ka Saliu”.

Ai flet për hashashin dhe thotë se e ka trashigim nga paraardhësi. Ai pyetet se pse nuk ka bërë asnjë rrugë dhe ia vë fajin qeverisë së vjetër, që la përgjysëm të sajat. Ai kapet gafil me lejet e ndërtimit që jep gjatë moratoriumit dhe thotë se i kishte firmosur bashkia e Lulit.

Ai demaskohet se pse nuk e prishi hotelin e Kokëdhimës në Qeparo, dhe përsëri fajëson Berishën. Atë e akuzojnë se po e zhyt vendin në borxh dhe justifikohet se iu desh të mbyllte gropat e qeverisë së vjetër. Ai fshikullohet për koncesione si ato të dializës dhe pretendon se kështu procedohej edhe më parë.

Lista justifikimeve nuk ka fund.

Por, këmbëngulja për ta lënë përgjegjësinë diku tjetër, mbërriti kulmin në lojën qesharake me afatet zgjedhore. Socialistët rrefuzuan të regjistrojnë koalicionin me LSI në dhe aleatët e tjerë duke thënë se po i bëjnë një favor të fundit PD-së. Ata po kthejnë në parodi zgjedhjen e presidentit pa kandidat, duke përdorur të njëjtin justifikim.

Në fakt, si gjithnjë, për këto nuk e ka fajin Saliu.

Mosregjistrimi i koalicionit nuk u bë se duhej pritur opozita. Nëse do të kishin këtë qëllim të lartë dhe të ndritur, Rama dhe Meta mund të regjistronin koalicionin e tyre në datën e përcaktuar me ligji, pra në 19 prill dhe më pas mund të kërkonin një shtyrje për shkak se donin të ishin të “dhemshur” me PD-në.

Ata nuk u regjistruan dhe këkuan shtyrjen për një motiv shumë më banal. Për faktin e thjeshtë se Rama heziton të shkojë drejt 18 qershorit pa Ilir Metën dhe për shkak se ky i fundit edhe ka frikë të mos jetë në koalicion, por ka edhe skrupuj që të thyej premtimin se nuk hyn në zgjedhje pa opozitën. Të dy bashkë krerët e aleancës së majtë kanë bërë një llogari, nëse PD hyn në zgjedhje, ata vazhdojnë koalicionin. Nëse Basha qëndron në çadër edhe pas 18 qershorit, atë shkojnë drejt kësaj date si subjekte të veçanta.

Të njëjtat llogari meskine po bëhen edhe me ranundet e djegura të zgjedhjes presidenciale. Koalicion i majtë po e përdhos këtë moment solemn duke mos u paraqitur me asnjë emër. Sepse më shumë sesa presidenti, atyre i intereson  përdorimi i kësaj gare për të provokurar zgjedhje të parakohshme (pas pesë votimeve të dështuara rradhaz) që do të rivendosnin afate te reja për regjistrimin në KQZ.

Pra shkurt dhe qartë, alenaca qeverisëse po i përdor ligjet, Kodin Zgjedhor, zgjedhjen e presidentin për interesat e saj më të ulëta. Shprehjet e “tolerancës” sikur kjo po bëhet për t’i dhënë edhe një shanc të fundit opozitës janë qesharake.

Këtë herë parrulla “fajin e ka Saliu” nuk zë më vend. Berisha vërtet mund të jetë përgjegjës për shumë mëkate dhe krime gjatë qeverisjes së tij, por strukja pas hijes së tij të errët, as nuk e fsheh dhe as nuk e mbulon dot të qenit meskin, banal dhe pa kurfarë dinjiteti të këtyre që na udhëheqin sot.

 

 

Etiketa: Andi Bushatimetapo tani sali e ka fajinrama
Pas

Marko Caka, aktori shqiptar i “Fast and Furious 8” tregon sesa u pagua në filmin e famshëm

Para

“Reformat në shëndetësi” nuk njohin kufi, kondicioneri ndahet përgjysmë (FOTO)

Para
“Reformat në shëndetësi” nuk njohin kufi, kondicioneri ndahet përgjysmë (FOTO)

"Reformat në shëndetësi" nuk njohin kufi, kondicioneri ndahet përgjysmë (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kryeministri palestinez thotë se Hamasi duhet të çarmatoset dhe Gaza duhet të kthehet nën kontrollin e Autoritetit Palestinez

Një person i armatosur vret katër persona, përfshirë një oficer policie në një rrokaqiell në New York – identifikohet i dyshuari

Durimi i Trump po mbaron, kjo rrit shanset për takim midis presidentëve të Ukrainës dhe Rusisë – thotë diplomati i lartë ukrainas

Përmbytet varka në kufirin mes Libisë dhe Egjiptit, 18 emigrantë humbin jetën dhe 50 të tjerë rezultojnë të zhdukur

Sekuestrohen 21 pasuri me vlerë mbi 9.3 milion euro, të dyshuara si përfitim nga kontrabanda në kuadër të një grupi kriminal

Republika Çeke ndalon propagandën komuniste

Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendos shkarkimin e subjektit të rivlerësimit

Cërrik/ Vjehrra e denoncon për dhunë, Policia merr nën akuzë nusen

Shefi i OKB-së ngre alarmin: ‘E pamohueshme’ që palestinezët në prag të urisë në Gaza! Po përjetojnë katastrofë humanitare

“S’kam asnjë interes”, Trump hedh poshtë raportet për samit me presidentin kinez Xi

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.