Pas vendimit të marrë nga kryetari i PD, Lulzim Basha për përjashtimin e ish-kryeministri Sali Berisha nga grupi parlamentar i demokratëve, ka reaguar edhe analisti Andi Bushati.
Bushati është shprehur ashpër ndaj Bashës të cilin e ka konsideruar si të kapur nga Edi Rama dhe gjithashtu shtoi se nëse do të ishte demokrat do të shkonte për ta nxjerrë nga zyra kryetarin e Partisë Demokratike.
“Po të isha demokrat, do të shkoja nesër aty te zyra e PD, ta nxirrja për brekësh lulzim Bashën jashtë!
Nuk mund të shitet opozita tek Edi Rama. Sot Basha e shiti Berishën te Edi Rama.
Demokratët kanë tre javë, që kanë parë që mediat e paguara nga Rama shpjegonin se si Basha bëhej më i fortë duke e hequr Berishën. Pra, ata që e duan të varrosur PD-në. Kjo i shërben vetëm Edi Ramës“, tha ndër të tjera Bushati.
(B.V/Faxweb.al)