Ambasadori i OSBE-së në Shkodër Bernd Borchard ka qenë sot në Shkodër, ku ka komentuar dhe krizën politike në të cilën ndodhet vendi.
Ambasadori është shprehur se po tentohet me çdo kusht që palët të ulen në dialog, ndërsa nuk ka dashur që të komentojë mundësinë e zgjedhjeve lokale pa opozitën.
‘’Po tentojmë në çdo formë të ulim palët për dialog dhe inkurarojmë të gjitha forcat të marrin pjesë në zgjedhjeve. Nuk mund të parashikojmë zgjedhje pa opozitën, pasi ka ende kohë deri atëherë”, u shpreh Borchard.
Ndërkohë pyetjes nëse është apo jo Kuvendi legjitim, ambasadori i OSBE-së u shpreh se: Të gjitha partitë me komisioner në zgjedhje i kanë njohur zgjedhjet e 2017-tës.
(E.K/FAXWEB.AL)