Policia e Fierit ka arrestuar në flagrancë tre persona, teksa po tentonin të shisnin 50 kilogramë canabisativa. Ndalimi i tyre është bërë në Roskovec, teksa po tentohej të kryhej shitja e lendës narkotike.
Nga hetimi një javor i policise dhe prokurorisë së Fierit, me anë të hetimeve speciale janë siguruar prova që implikojne tre të ndaluarit në prodhimin dhe shitjen e narkotikeve.
Pasi ndaj të dyshuarve janë siguruar prova të mjaftueshme, prokurori i çështjes Petrit Vuka ka kërkuar ndalimin e tyre.
Nga burime të Fax News është mësuar se tre të ndaluarit janë Gazmend Saliaj e Shaban Saliaj nga Ngraçani i Mallakastrës dhe Klodian Ymeraj nga fshati Drenovë po i Mallakastrës.
Mësohet se nga hetimet është konkluduar se tre të ndaluarit u thoshin blerësve se mund të siguronin hashash sa të donin.
Dyshohet të ndaluarit kanë disponuar sasi të mëdha lënde narkotike dhe po punohet për identifikimi e vendndodhjes së tyre.
(M.Q/Faxweb)