Në mbledhjen e sotme të Konferencës së Kryetarëve është vendosur që në kalendarin 3 javor të punimeve të parlamentit të mos përfshihet çështja e Prokurorit të Përgjithshëm.
Pra nuk futet për votim në parlament, zgjedhja e një kryeprokurori të ri.
Sakaq, ka mësuar se mazhoranca kërkoi që të përfshihet në kalendar kërkesa për shkarkimin e kryetarit të KQZ, Klement Zguri.
PD e kundërshtoi si të paligjshme kërkesën pasi bie ndesh me nenin 18 te kodit zgjedhor. Pritet që edhe në seancën plenare, grupi parlamentar demokrat të kundërshtojë shkarkimin e kryetarit të KQZ-së.