12:50 | 07/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

“Po terrorizojnë fëmijët”, policia i jep sqarime deputetit të LSI, Tavos: Kanë bërë denoncim 4 prindër

09:48 | 12/06/2017
në Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
MUNGESA E GRUPIT MINORITAR TEK SHESHI/ Tavo: Drejtori i Policisë Gjirokastër dhe kandidatja e PS po shtyjnë fëmijët e Dropullit kundër meje

Vetëm një ditë më parë deputeti i LSI-së Vangjel Tavo ka deklaruar se Policia e Gjirokastrës po ushtron presion për të bërë përgjegjës atë vetë, për largimin e grupit të fëmijëve të valleve të Dropullit në koncertin me rastin e inagurimit të sheshit “Skënderbej”. 

Për këtë ka reaguar edhe policia e cila duke sqaruar situatën ka nënvizuar se pranë këtij institucioni janë paraqitur për kallëzim 4 prej prindërve të fëmijëve të grupit të valleve të Dropullit dhe kanë deklaruar se ‘fëmijët kanë shkuar në Tiranë në datën 08.06.2017.

SQARIMI I POLICISË:

Në datën 11.06.2017 në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër janë paraqitur për kallëzim 4 prej prindërve të fëmijëve të grupit të valleve të Dropullit dhe kanë deklaruar se ‘fëmijët kanë shkuar në Tiranë në datën 08.06.2017. Pas disa provave të zhvilluara nga fëmijët në sheshin “Skënderbej”, në datën 09.06.2017 shtetasi Andon Tuni (përgjegjësi) e ka kthyer grupin e fëmijëve në Gjirokastër’.

Në D.V.P Gjirokastër nuk janë thirrur fëmijë për të deklaruar, por theksojmë se në polici janë paraqitur për të bërë kallëzim 4 prindër.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Në respekt të opinionit, sqarojmë gjithashtu se Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër nuk ka patur asnjë kontakt me kandidaten për deputete Artemisa Dralo, përmendur nga z.Tavo.

 

REAGIMI I TAVOS NJË DITË MË PARË:

SKANDAL dhe TURP në Gjirokastër Drejtori i Policisë së Gjirokastrës, bashkë me kandidaten e PS Artemisa Dralo kanë nisur të luajnë rolin e hetuesve e të terrorizojnë e shtyjnë fëmijët e asamblit të Dropullit të deklarojnë që ishte Deputeti Vangjel Tavo që i pengoi të merrnin pjesë në ceremoninë e hapjes së sheshit Skënderbej në Tiranë.

Fëmijë të vegjël të moshave 9-10-11 apo 12 vjeç janë thirrur e intimiduar të pohojnë që deputeti Tavo i ka ndaluar të marrin pjesë në ceremoni. Pavarësisht presioneve fëmijët kanë treguar të vërtetën që Vangjel Tavo nuk ka asnjë gisht në këtë histori. Ky është një skandal dhe turp i paprecendent. Mendoja se ishin të frikësuar nga humbja ndërsa tani e kuptoj që qenkan tërësisht të dështuar dhe nuk meritojnë të përfaqësojnë as edhe një zë të vetëm të njerëzve të thjeshtë! Mendoja se fushata elektorale ishte përballje idesh tani po kuptoj që me paturpësinë më të madhe janë bërë ambasadorë të shpifjes, gënjeshtrës dhe nxitjes së konfliktit etnik. Mos bini pre e gënjeshtarëve dhe pinokëve pa integritet. Largojini përgjithmonë sharlatanët që po mundohen të shkatërrojnë vlerat e trevës gjirokastrite e që të shtyrë nga frika e humbjes së rëndë politike trillojnë konflikte përçarëse anti-kombëtare dhe anti-shqiptare.

Unë kam që nga dita e enjte e do vazhdoj edhe sot e nesër të bëj takime me komunitete të ndryshme emigrantësh në Greqi, me ata njerëz punëtorë të cilët me duart e tyre kanë ndërtuar Shqipërinë ndërsa ata që kanë mision ta shkatërrojnë Shqipërinë e ta mbajnë peng të ardhmen e vendit e që frikësojnë fëmijët tanë vazhdojnë të vrasin shpresën se ky vend mund të bëhet një ditë. Emri i Vangjel Tavos është i dashur për çdo shtëpi ndaj është bërë edhe makth për humbësit e 25 qershorit. Çdo ditë komplotojnë kundër meje dhe nuk kanë burrërinë dhe fisnikërinë të bëjnë një fushatë politike por me dredhëri e paturpësi prodhojnë gënjeshtra e nxisin konflikte etnike. Tentuan të përdorin Labërinë dhe nuk i eci siç e menduan, tashmë po përdorin intimidimin policor dhe interrogatues ndaj fëmijëve.

Merruni me burrat jo me fëmijët. Sepse burrërisht ju pres me 25 qershor ditën e fitores sonë të madhe, dhe humbjes tuaj shumë e shumë të thellë. LSI është forcë e parë në qarkun e Gjirokastrës. Ky fakt ju ka frikësuar e drithëruar. Mos terrorizoni më fëmijët dhe mos nxisni konflikt etnik. Kam një lajm për ju. Jeni të humbur. Jo që sot, por që dje. Kur filluat të trilloni paturpësisht duke ofenduar krenarinë dhe intelektin e qarkut të Gjirokastrës. Edhe pak ditë dhe humbja juaj do bëhet zyrtare.  (J.V/Shuplaka)

 

Etiketa: policiaSQARIMvangjel tavo
Pas

Ish-konkurentja e ”BBA” ndalon në rrugë Ramën, Veliajn dhe të shoqen. E gjitha për një FOTO, por bateria e tradhëton. Kush e ndihmoi për ta shkrepur

Para

S’përmbahet Ilda Bejleri, në transmetim direkt i hidhet në qafë Xhani De Biazit (VIDEO)

Para
S’përmbahet Ilda Bejleri, në transmetim direkt i hidhet në qafë Xhani De Biazit (VIDEO)

S’përmbahet Ilda Bejleri, në transmetim direkt i hidhet në qafë Xhani De Biazit (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Gjirokastër/ I shpallur në kërkim për vjedhje në dy objekte kulti në Lunxhëri, ndalohet 21-vjeçari (Emri)

Berisha: Në tempullin e demokracisë u ngrit pretenca ndaj Ramës, farsës zgjedhore dhe shtetit të kapur

Turizmi shton bizneset në Vlorë/ Hapen edhe nga të huajt, shumica janë italianë. 30 hotele të reja

AMP kontrolle në Kapshticë, gjendet një sasi droge e fshehur në makinë

Tiranë/ Nën shoqërinë e njëri-tjetrit dhe kokainës, arrestohet çifti në kryeqytet

Dështon për të 28-tën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Nata e dytë e zjarrit, Rusia sulmon sërish Ukrainën me rekord dronësh, ka viktima

Fier/Arrestime, procedime dhe kërkime për vepra penale në territorin e qarkut

Rrezikoi të mbytej ndërsa po notonte në “Plazhin e Vjetër, shpëton 13-vjeçarja

25-vjeçarja merr dy fëmijët e mitur dhe largohet nga banesa, bashkëshorti kërkon ndihmën e policisë për t’i gjetur

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.