Deputeti i opozitës së Re, Lefter Maliqi është treguar ‘i pamëshirshëm’ me Edi Ramën në etiketime, menjëherë pas fjalës së tij në Kongresin e Partisë Socialiste ku ironizoi Metën se ‘pandehte se njerëzit do ta ngatërrojnë armikun e reformës në drejtësi me Gjergj Kastriotin‘.
“Hamzai (thika mbas shpine i Skënderbeut) ne Kongresin e Rilindjes se krimit tregon përralla se do rris rrogat ne 2021 etj kujton se populli i beson, thotë qe populli nuk ngatërron 2 Marsin ditën e Besëlidhjes pasi Skënderbeu s’ka lidhje me armikun e reformës ne drejtësi. Po ti o i pabese armiku i kujt je? I shqiptarëve,i kosovareve, i socialisteve, i miqve e bashkëpunëtoreve qe i përdore i fute ne burg e i hodhe në rrugë? Mosmirënjohës i vlerave, i besës, mashtrues i pështire, aktor e piktor i dështuar, mik i oligarkëve, krimit,Vucicit, Stanishiqit etj. 2 Marsi dita e bardhe për shqiptaret dhe dita e zeze për ty, pranvera e lirisë dhe e zgjimit për shqiptarët dhe pranvera e fundit për një te pa fe, apatik, për një njeri qe e shikon Shqipërinë si mjet e jo si qëllim. Droga, krimi, korrupsioni, antivlera janë sinonimi i viteve te qeverisjes mafioze Rilindase nën drejtimin e Hamzait armikut të Skënderbeut“, shkruan Lefter Maliqi i cili ka deklaruar më parë se do ti bashkohet Manifestimit të Paqes, thirrut me 2 mars nga Presidenti Meta më 2 mars në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’.