Grabitet një automjet i policisë private që po kryente transferimin e parave të një banke të nivelit të dytë.
Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në zonën e Shkozetit dhe konfirmohet nga burime të policisë lokale.
Nuk dihet shuma e grabitur nga tre persona të maskuar dhe të armatosur, që pasi kanë vjedhur paratë janë larguar me shpejtësi me një automjet tip Benz në drejtim të Shijakut.
Policia është vënë në ndjekje të grabitësve.
(M.Q/Faxweb.al)