Mesnata e kaluar i gjeti qindra qytetarë të Tiranës në sheshin Skëndërbej ku edhe u zhvillua një koncert festiv me disa këngëtar të ftuar.
Spektakli i hedhjes së fishakzjarreve u transmetua live në disa media si edhe në profilin e kryebashkiakut Erion Veliaj. Pikërisht këtu ka ndodhur një incident, pasi në video-live-n e Veliajt, nuk kishte audio e për rrjedhojë nuk dëgjohej asgjë.
Teksa kryebashkiaku nisi numërimin mbrapsht për të arritur tek akrepat e orës që shënonin 00:00, me sa duket kishte edhe nga ata që përgjithësisht mund të kenë qenë emigrant, që preferuan ta shikonin live momentin e ndërrimit të viteve në vendin e tyre dhe pikërisht kryeqytetin shqiptar.
Ata kanë reaguar menjëherë përmes komenteve të shumta duke vënë në dijeni kryebashkiakun se nuk dëgjohej asgjë, por pavarësisht se kjo zgjati për më shumë se një orë, audio nga fillimi në mbarim nuk u rregullua.
(F.GJ/FAXWEB.AL)