Kapen duke transportuar 6 emigrantë të paligjshëm, arrestohen në flagrancë 2 shtetas për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim”.
Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies së ndihmës shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, goditën një rast tjetër, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:
- Sh., 25 vjeç, banues në Durrës.
- A., 22 vjeç, banues në fshatin Shën Vlash, Durrës.
Arrestimi i tyre u bë pasi, këta shtetas u kapën nga shërbimet policore në rrugën Maliq-Lozhan, duke transportuar në bashkëpunim me njëri-tjetrin në drejtim të Tiranës, me mjetet tip “Ford Focus” dhe “Benz”, 6 shtetas të huaj, emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit, iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.