Dy persona, një prej tyre shqiptar, janë arrestuar nga policia italiane pasi janë kapur teksa transportonin 15 klandestinë nga Afrika e Veriut në bordin e një automjeti tip “Ford”.
Në pranga kanë rënë shqiptari 29-vjeçar me inicialet M.A. dhe 19-vjeçari afgan E.T.M., të cilët u arrestuan nga policia kufitare në Ventimiglia të Imperias, teksa tentonin të kalonin në territorin francez.
Sot gjykata vendosi masën e sigurisë, sipas së cilës, shqiptarit i është ndaluar qëndrimi në Imperia, Savona e Cuneo, ndërsa afgani u la i lirë.
Hetimet vijojnë për të zbuluar nëse dy personat kanë lidhje me organizata të ndryshme kriminale apo jo. (A.R/SHUPLAKA)