Tre persona kanë mbetur të plagosur nga atentati me armë ndaj prokurorit Arjan Ndoja në orët e pasdites së sotme.
Burime për faxweb kanë identifikuar 2 personat e tjerë të cilët mbeten të plagosur nga një seri plumbash mbi automjetin në pronësi të prokurorit Ndoja, jashtë rrezikut për jetën.
Deri më tani thuhet se i plagosur është Andi Maloku, shoferi i Ndojës si dhe Aleksandër Laho, 48 vjeç i njohur edhe si Pëllumb apo Landi Muharremi, i ‘forti’ i Shijakut.
Maloku është nisur drejt Traumës pasi ndodhet në gjendje të rëndë për shkak të disa plumbave që ka marrë në trup.
U raportua më herët dhe për një femër të paidentidfikuar por nga njoftimi zyrtar i policisë thuhet se në automjet nuk ndodhej asnjë grua në momentin e atentatit.