Policia kufitare e Kakavijës ka arrestuar shqiptarin me iniciale L.K., nga Shkodra pasi iu gjet 5 kilogramë marijuanë, në tentativë për të kaluar drejt Greqisë.
Burime konfidenciale konfirmojnë se sasia e marijuanës është gjetur në brendësi te automjetit tip “ Mercedez Benz” dhe drejtuesi i mjetit nuk kabërë rezistencë ndaj policisë.
Ngjarja ka ndodhur në pikën kufitare ne orën 06:00 të mëngjesit ku është kapur nga forcat policore te pikës kufitare të Kakavijës.