Kreu i Kuvendit dhe presidenti i ardhshëm i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta, ka komentuar deklaratat e kryeministrit Edi Rama pak ditë më parë, një një takim elektoral në Kashar, ku u ka thënë qytetarëve se po votuan PD-në, kryetari i Bashkisë Erion Veliaj nuk do ndërtojë më shkolla.
“Nuk e kuptoj këtë, nëse votoni Saliun se doktori nuk kandidaton për kryeministër, por unë si president i ardhshëm do bëj të pamundurën që të vazhdojnë të ndërtohen shkolla pavarësisht kryeministrit të ardhshëm, megjithatë zoti.Veliaj mendoj se ka bërë një punë mjaft të mirë.
Stil i vjetëruar të kërcënosh qytetarët, aq më tepër për faktin se pushteti lokal dhe qëndror kanë raporte të ndryshme.
Nuk është etike të kërcënohen votuesit se i bie që të gjithë ata që kanë bashki me drejtues të PD-së, i bie të votojnë PD-në se po fitoi PS-ja, nuk do të ketë shkolla. Është pa lidhje.
Kujtojmë se kryeministri Edi Rama u tha qytetarëve në Kashar përmes batutave, se po votuan PD-në, “Saliun”, atëhere Lali Eri nuk do bëjë më punë.
“Lali Eri thotë: Do bëjmë 30 shkolla, e dëgjuat? Votoni Saliun ju si shikoni shkollat, votoni Saliun ju edhe pastaj harroni Lali Erin duke bërë punë, e keni vetëm për dasma edhe për ngushëllime. Edhe ato i bo ky, i qan se i do njerëzit, por do vijë për ngushëllime, edhe s’do merret vesh do ngushëllojë Lali Eri ju për atë të shkretin që iku, apo do ngushëlloni ju Lali Erin që është bërë gjysmë njeriu. Jepjani votën Saliut… votoni Saliun…..”, tha Rama në një takim elektoral në Kashar pak ditë më parë. (D.D/Shuplaka)