Lëkundjet e fundit sizmike në Itali mund të sjellin pasoja kolosale. Këto lëkundje duket se kanë zhvendosur nëntokën dhe po zgjojnë një ndër vullkanet më të frikshme të Europës, atë të Campi Flegrei.
Bëhet fjalë për vullkanin që ndodhet në krah të qytetit të Napolit, që sipas shkencëtarëve të Institutit Italian të Gjeofizikës po shfaq shenja shqetësuese zgjimi, shkruan Top Channel.
Sipas tyre, nëse Campi Flegrei shpërthen nuk bëhet fjalë për shpërthim në fuqinë e Vezuvit që shkatërroi Pompein e disa qytete romake në atë kohë, as për atë të Etnas në Siçili, por do të jetë një shpërthim 10 herë më i fuqishëm.
Nëse kjo ndodh do të shkatërrojë jo vetëm qytetin e Napolit, por edhe shumë qytete të tjera italiane në një rreze prej disa kilometra.
“Shpërthimi do të ishte mjaft i madh dhe i rrezikshëm dhe kërcënues jo vetëm për Italinë, por për gjithë Europën”, thotë udhëheqësi i studimit të Campi Flegreit, Giavanni Chiodini.
Chiodini thotë se niveli i alarmit në Institutin Italian të Gjeofizikës është rritur nga jeshil në të verdhë që prej vitit 2012 dhe kjo do të thotë një monitorim i përhershëm i aktivitetit nëntokësor në këtë mal. (J.V/Shuplaka)