Zëvendëskryetari i LSI-së Luan Rama, i ka uruar 64-vjetorin e lindjes poetit të madh Hamit Aliaj.
Rama ka zgjedhur një mënyrë shumë të veçantë, duke uruar poetin me një poezi shumë të ndjerë, ku tregon se sa i rëndësishmë është për Shqipërinë, poeti i njohur Aliaj.
Poezia:
“Kushtuar poetit Hamit Aliaj në ditën e lindjes.
E ruaj një fjalë për ty,
Më pate thënë në një shekull tjetër,
Poeti im, që bjeshkët i zgjodhe për mbiemër!
E unë, për atë fjalë kam notuar mbi dallgët e hënës,
Me këngën tënde i munda mbi njëqind vjet të marta,
Për ty e ruajta fjalën e zemrës,
Se në Kasaj më the, gjendet Itaka!
E aty në qiejt e bjeshkëve të tua,
Këngës t’ia marr sa të trandet dhe deti,
Dhe lisat t’ja nisin valles me mua,
Toka të ndalet një çast: Ka ditëlindjen poeti!”
Kujtojmë se Hamit Aliaj është poet i shumë veprave të mëdha dhe një figurë e njohur e lëtërsisë. Në poezit më të pikasura të tijë janë: ‘Udhët e Atdheut’, ‘Mblidhen në shtëpi të tëra’, ‘Siç mblidhen penjtë në lëmsha’. Dhe sa bukuri në këtë kohë’ ‘Me udhët e atdheut’, e shumë të tjera.
(E.V/Faxweb.al)