Fatos Lubonja, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” me gazetarin Ylli Rakipi në “Neës24” ka rrëfyer momentin kur është arrestuar një ditë pas publikimit të letrës së ministrit të Brendshëm Kadri Hazbiu, dërguar Hysni Kapos, krahut të djathtë të Enver Hoxhës.
Lubonja ka treguar kur momentet kur është shoqëruar nga hetuesi, ndërkohë që ka kuptuar se ata që e kishin arrestuar kishin në dorë letrat e tij.
Disa poezi që I janë gjetur atij në shtëpi janë konsideruar se kanë frymë armiqësore ndaj regjimit.
Eksperti Thimi Bare ka bërë gjithë analizën e poezive dhe i quan me frymë pesimiste.
Aktekspertimi i hetuesit Thimi Bare:
Unë, Thimi Bare
Nga studimi që I bëra bllokut të vitit 1969 të të pandehurit Fatos Lubonja, konstatova se: ai në këtë bllok ka shkruar poezi ku mbizotëron termi: e zezë vetmia; vdekja, pesimizmi, çoroditja etj. Tipike është se kur shkruan për poezinë, ndër të tjera thotë:
Çështë poezia!
Rrugët janë të zeza
Natën
Njerëzit janë të zinjë
Natën
Atje kur ska dritë
E zeza nuk duket
Përfundim:
Për mendimin tim tërë shkrimet në poezi të këtij blloku janë shkruar me një frymë të theksuar armiqësore, ku gjithçka e errëson, gjithçka i bëhet vdekje. Citimet e sipërme janë disa nga ato që e spikatin këtë theks armiqësor të të pandehurit Fatos Lubonja.
(B.H/Shuplaka)