Një automjet tip “Renault” është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme, në aksin rrugor “Pogradec-Korçë”.
Policia njofton se nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale, ndërkohë po punohet për të zbuluar shkaqet e rënies së zjarrit.
Njoftimi i Policisë:
Pogradec/Informacion paraprak
Mbrëmjen e sotme, në aksin rrugor “Pogradec-Korçë”, në afërsi të Qafë Plloçës, ka rënë zjarr në automjetin në lëvizje, tip “Renault”, me drejtues shtetasin A. Sh. Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale, dëme në njerëz nuk ka.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.