Një zjarr ka përfshirë një sipërfaqe të madhe toke në Pogradec.
Sipas burimeve të “Fax News”, 5 dynymë shkurre dhe pemë u shkrumbuan në zonën e quajtur Qafë Plloçë.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse dhe punonjës të punëve publike të cilët kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit duke mos lejuar përhapjen e tyre.