Një magazinë e vogël është përfshirë nga flakët sot rreth orës 13:40 në lagjen numër 4 të qytetit të Pogradecit.
Bëhet me dije se në ambientet e kësaj magazine jetonte një i pastrehë, i cili fatmirësisht është nxjerrë në kohë.
Zjarrfikëset kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit, ndërkohë si pasojë e flakëve ka vetëm dëme materiale.
Policia ndodhet në vendgjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave.