Nënkryetari i LRI-së dhe anëtari i kryesisë së LSI-së, Klevi Pojana, gjatë fjalës së tij në Konventën Zgjedhore e cilëson kryetarin Ilir Meta, një burrë të fjalës.
“Ilir Meta është burrë i fjalës së dhënë dhe fjalës së mbajtur! LSI dhe Ilir Meta përfaqësojnë në politikën shqipëtare zgjidhje dhe jo zgjedhje për një ngërc politik!”, thotë ai.
Pojana shprehet tepër i bindur, se në zgjedhjet e 18-qershorit, LSI do të dalë fituese. Punën e LSI-së ai e krahason me rrezet e diellit, dhe shprehet se dielli i rinisë ka lindur dhe nuk do të perëndojë kurrë në Shipëri.
“Të dashur miq unë besoj fort se me 18 Qershor, cdo njësi administrative e Tiranës do ta nxjerr LSI force të parë politike sepse Tirana jonë nuk mund të eci si nje qerre, të gjithë së bashku ne do ta kthejmë Tiranën në lokomotivën e madhe që ecën më shpejt në shinat e duhura të zhvillimit dhe të rinjtë do të jenë energjia e këtij revanshi. Dikur në këtë sallë është thenë se rinia është dielli që do të lind nesër, por ne sot e themi ktu dhe me bindje se dielli i rinisë ka lindur dhe ne sdo ta lëmë kurrë të perëndoj sepse e duam Shqipërinë të ndricuar!”, janë fjalët e Pojanës.
Nënkryetari i të rinjve të LSI-së e vë theksin tek bashkëpunimi, për të formuar atë që ai e quan, Shtetin e së Drejtës.
FJALA E PLOTË
“Të dashur miq, delegatë të kësaj konvente zgjedhore, Tirana përvec se kryeqyteti i Shqipërisë, ka një rëndësi të vecantë sepse përfaqëson vendin ku lindin e rriten, aspiratat dhe ëndrrat tona, për një të nesërme më të mirë. Lëvizja Socialiste për Integrim, forca që ka besimin tone politik, qëndron me thjeshtësi dhe vendosshmëri pranë qytetareve duke u kthyer kështu, në partinë e cdo shqipëtari.
LSI qëndron tashmë si alternativa politike që përfaqëson vlerat më të mira të socialdemokracisë në Shqipëri dhe mbështetet fort në parimet e pjesëmarrjes, barazisë gjinore, meritokracisë, transparencës dhe votës së lirë. Demokracia e brendshme dhe kolegjialiteti në marrjen e vendimeve janë tregues të qartë se LSI forcohet sepse zbaton cdo dispozit statuore dhe i jep jetë zërit të cdo anëtari, në zgjedhjet e brendshme dhe në marrjen e vendimeve politike, e gjitha kjo në funksion të përmirësimit dhe progresit.
LSI vazhdon të rritet dita-ditës sepse gjen gjithmonë e më shumë mbështetje tek qytetaret e thjeshtë të këtij vendi, të cilët shikojnë tek LSI një shans për të gjithë shqipëtarët, në mënyrë që të arrijmë integrimin europian të vendit sipas standarteve më të mira. Të rinjtë shqipëtarë shikojnë tek LSI një shans për të pasur një sistem edukimi mëcilesor dhe më tepër mundësi punësimi, e ardhmja jone mban vetem një emër, Shqipëri.
Qytetarët mbarë, shikojnë tek LSI një shans për të pasur me shumë vende pune, të mirëpaguara dhe të sigurta, më shumë shërbime dhe politika të prekshme, shohin një shans për zhvillimin e ekonomisë dhe krijimin e një klime pozitive për biznesin dhe familjet e tyre. LSI është një forcë progresiste që punon për qëndrushmëri, për zhvillimin e dialogut, për të rritur frymën e bashkpunimit, për të ndërtuar e zhvilluar një shtet të së drejtës, social e demokratik. Ne qëndrojmë krenare e të vetëdijshëm për historinë e popullit tonë duke besuar fort tek një e ardhme më e mirë.
Të dashur miq unë besoj fort se me 18 Qershor, cdo njësi administrative e Tiranës do ta nxjerr LSI force të parë politike sepse Tirana jonë nuk mund të eci si nje qerre, të gjithësë bashku ne do ta kthejmë Tiranën në lokomotivën e madhe qëecën më shpejt në shinat e duhura të zhvillimit dhe të rinjtë do të jenë energjia e këtij revanshi. Dikur në këtë sallë është thenë se rinia është dielli që do tëlind nesër, por neësot e themi ktu dhe me bindje se dielli i rinisë ka lindur dhe ne sdo ta lëmë kurrë të perëndoj sepse e duam Shqipërinë të ndricuar! Për këtë arsye unë jam i bindur se LSI dhe Ilir Meta do të jenë të parët sepse LSI dhe Ilir Meta mbështesin më shumë se kushdo tjetër rininë duke i hapur rrugën qindra e mijëra të rinjëve për tu bërë pjesë e politikbërjes dhe vendimmarrjes!
18 qershori do te jete LSI, sepse LSI do te thote te integrohesh, do te thote te qendrosh prane qytetarit, do te thote te besosh se ti mundesh. LSI eshte forca politike qe perfaqeson strukturen dhe permbajtjen jo fasaden dhe reklamen! 18 Qershori do të jetëIlir Meta sepse Ilir Meta do të thotë tolerancë, thjeshtësi, bashkepunim, progres dhe stabilitet.
Ilir Meta është burrë i fjalës së dhënë dhe fjalës së mbajtur! LSI dhe Ilir Meta përfaqësojnë në politikën shqipëtare zgjidhje dhe jo zgjedhje për një ngërc politik! Për ta mbyllur dua tju citoj fjalët e Robert Kennedy që lidhen fort me filozofinë fituese të LSI ndër vite, LRI-në. “Kjo botë kërkon cilësitë e të rinjve: jo si një kohë të jetës, por si një gjendje te mendjes, një temperament i vullnetit, një cilësi e imagjinatës, një epërsi e guximit ndaj ndruajtjes, e oreksit për aventurë mbi dashurinë per gjerat e lehta.” Tani ju lutem për njëduartrokitje të fortë , as sa të tundet Pallati i Kongreseve sic do të tundet me 18 Qershor politika e vjeter e arrogancës , konfliktit dhe retorikës boshe për ti lënë vendin një vizioni te ri, politikës për qytetarët e thjeshtë të këtij vendi, politikës së një shanci për të gjithë ! Ju faleminderit! (D.D/Shuplaka)