Barcelona ka arritur një fitore të pastër dhe të thjeshtë në javën e 19-të të La Ligas.
Ekipi i drejtuar nga Luis Enrique mposhti 0-4 Eibarin, në një sfidë të dominuar nga katalanasit.
Pjesa e parë u mbyll në shifrat 0-1 falë golit të Denis Suarez në minutën e 32-të. Ky është edhe goli i parë për ish-lojtarin e Villarreal.
Në pjesën e dytë gjetën rrugën e rrjetës edhe Messi (50), Luis Suarez (68) dhe Neymar në minutën e fundit.
Me këtë fitore Barcelona ngjitet në kuotën e 41 pikëve në vend të tretë, dy më pak se Real Madrid kryesues që ka një ndeshje më pak. (A.R/SHUPLAKA)
All Goals & Highlights HD – Eibar 0-4 Barcelona… by arcturusmedia33