10:18 | 21/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Poker spiunësh/ Si po luajnë shërbimet dhe diplomatët e huaj për ndryshimin e kufinjve të Kosovës

15:57 | 05/09/2018
në Aktualitet, Flash, Kosova, Te Fundit, Te Gjitha
0
Poker spiunësh/ Si po luajnë shërbimet dhe diplomatët e huaj për ndryshimin e kufinjve të Kosovës

Kutia e hapur e Pandorës nga presidentët e Kosovës dhe Serbisë, Thaçi dhe Vuçiç nuk i ka lënë indiferente kancelaritë më të rëndësishme perendimore. Duket qartas se publikisht po përvijohen dy linja: ajo e një pjesë të administratës amerikane, e cila u përfaqësua nga deklaratat e John Bolton që u duk sikur i hapi dritën jeshile një rishikimi të kufijve serbo – shqiptarë, të cilës i janë bashkuar edhe zyrtarët e BE, Mogherini dhe Han dhe nga ana tjetër edhe kundërshtimi i fuqishëm i kancelares Merkel, qëndrimit të së cilës i është bashkëngjitur edhe Britania e Madhe.

Lexo më tej:

WSJ: SHBA dhe Gjermania mosmarrëveshje për shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Anxhela Merkel insiston: Jemi kundër ndryshimit të kufijve në Ballkan

Zbulohet telefonata Merkel – Trump për kufijtë mes Serbisë dhe Kosovës

Megjithëse Parisi zyrtar nuk ka ende asnjë deklaratë publike për këtë çështje, mediat e Beogradit e kanë renditur Francën në linjën e kundërshtarëve të ndryshimit të kufinjve. Sipas burimeve të tyre në konferencën e përvitshme të ambasadorëve udhëzimi ka qenë i qartë për mosndryshimine kufinjve.

Por, përpos lojës së madhe që luhet publikisht në sytë e publikut, po aq fuqishëm po luhet edhe në kulisa.  Deklarata e 22 gushtit nga Kievi e këshilltarit për siguri Kombëtare, John Bolton, ( citimi i plotë: Politika jonë, politika e Shteteve të Bashkuara është që nëse të dyja palët arrijnë marrëveshje, ne nuk e përjashtojmë rregullimin territorial. Qartazi është një çështje e vështirë. Nëse nuk do të ishte, do të ishte zgjidhur shumë kohë më parë. Por ne nuk do të bëhemi pengesë dhe nuk mendoj se ndokush në Evropë do të bëhet pengesë nëse të dyja palët arrijnë një marrëveshje të ndërsjellë e të kënaqshme”), nuk qe një rastësi. Më parë gazeta le Monde pati shkruar se ideja ishte përpunuar pas një takimi të ministrit të jashtëm serb, Ivica Daçiç me dhëndrin e presidentit Trump, Jared Kushner (lexo poshte).

Ekskluzive Le Monde/ Dhëndrri i Trump, Kushner, mund të qëndrojë pas idesë të ndarjes së Kosovës

“Ata lobistë të huaj që po e shtyjnë përpara këtë ide kanë tashmë të gatshme edhe hartat dhe ndryshimet që do të pëësojë kufiri mes dy vendeve. Këto harata dhe këto dokumenta gjenden edhe mbi tryezën e Hashim Thaçit dhe Aleksandar Vuçiçit” tha për lapsi.al, një diplomat i lartë me qëndrim në Kosovë, që nuk pranoi të citohej. Po i njëjti burim konfirmoi se beteja tashmë ka zbritur edhe në Kosovë, ku sidomos shërbimet sekrete gjermane dhe britanike, si dhe diplomatët e këtyre vendeve, janë shumë aktivë. ‘Ata kanë kontaktuar me kundërshtarët e kësaj ideje dhe po punojnë si me LDK-në, si me Vetëvendosjen, po ashtu edhe me kryeministrin Haredinaj, për të siguruar edhe një mbeshtetje nga baza për kundërshtimin e marëveshjes, nëse ajo do të avancojë në qarqet diplomatike.

Pra sipas kesaj logjike, duke mos dashur të përballen me forcat që mund t’a mbështesin marrëveshjen që nga ShBA e deri tek Rusia, kundërshtarët e saj duan t’a vdesin atë që në vezë, duke luajtur kartën se lidhur me të nuk ka një konsensus mbarëkombëtar mes shqiptarëve.

I njëjti burim konfirmoi për Lapsi.al se të vetmit “që janë jashtë loje” janë diplomatët lokalë amerikanë të cilët nuk njohin detaje pasi tratativat për këtë çështje nuk kanë kaluar përmes Departamentit të Shtetit.

Por pavarësisht atyre duket se, deri më tani, forcat që e kundërshtojnë idenë e ndryshimit të kufijve janë në avantazh në Kosovë, sepse kanë arritur ta izolojnë dhe t’a lënë vetëm, mbështetësin e saj, presidentin Hashim Thaçi.

 

 

 

Etiketa: kosovaPoker spiuneshserbia
Pas

Mbyllja e shkollave, reagon Vokshi: 133 mijë nxënës e kanë braktisur, Rama dhe Nikolla janë dy përgjegjësit kryesor

Para

Prindër, ky është modeli më i mirë i çantave të shkollës sipas mjekëve

Para
Prindër, ky është modeli më i mirë i çantave të shkollës sipas mjekëve

Prindër, ky është modeli më i mirë i çantave të shkollës sipas mjekëve

Discussion about this post

 



Të Fundit

Policia e Lezhës kontrolle për nivelin e zhurmave në zonën turistike të Shëngjinit

Izraeli sulmon kompleksin kërkimor bërthamor të Isfahanit në Iran

Kurti lajmëroi ndërtimin e 2 urave mbi Ibër, KFOR: Vijojmë me prezencën ushtarake dhe patrullimet përreth

Rritje page dhe ndryshim në strukturën e administratës, ja kategoritë përfituese sipas vendimit të qeverisë

Operacioni “Valiasi” në Tiranë – Kapen në flagrancë 5 persona me 5.3 kg Cannabis Sativa

Iran, arrestohen 22 persona ‘të lidhur me shërbimet sekrete izraelite’

Lufta Iran-Izrael, Vuçiç: Mendoj se amerikanët po përgatiten për një sulm, por të dyja vendet janë miqtë tanë

Irani dhe Izraeli nisin sulme të reja pasi Teherani përjashton bisedimet bërthamore. Vritet komandanti iranian i dronëve

Trump: Jo SHBA, por anëtarët e tjerë të NATO-s duhet të paguajnë 5% të PBB-së për mbrojtjen

Kosovë, sot përpjekja e 35-të për konstituimin e Kuvendit. Vetëvendosja nuk heq dorë nga kandidatura e Albulena Haxhiut

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.