Në emisionin e së shtunës mbrëma të Rudina Dembacajt ka qënë i ftuar komentatori dhe gazetari sportiv Dritan Shakohoxha në një intervistë për “Mos i fol Shoferit“ në RTV Ora, ai ka treguar mbi largimin e Bora Zemanit dhe Ilda Bejlerit nga Digitalb .
I nxitur nga fjalia Dembacajt, ai tha: ”Një person ikën nga puna të gjithë thonë Shako, Shako! Nuk është e vërtetë, si fillim jam më i gjati për fat të keq jam dhe më i madhi në moshë. Jam drejtor nuk kam se çfarë të bëj, jam drejtor i supersportit.”
“Bora Zemani, Ilda Bejleri të gjithë këto zonjusha përflitet që janë hequr nga puna prej teje,”- shtoi Rudina.
“Nuk është e vërtetë, unë nuk di të heq njeri nga puna .Unë jam gazetar sportiv dhe them trajner s’do bëhem dot kurrë se do e kisha bërë skuadrën me njëzet lojtar, nuk di me thënë do rri njeri në stol. Gjithsesi njerëzit s’kanë pse të rrijnë në të njëjtin vend pune . Asnjë s’bën deklarata të tilla, janë abuzime portalesh”, ka treguar ai.
Rikujtojmë që dy moderatoret, Ilda Bejleri dhe Bora Zemani shfaqeshin shpesh me të në rrjetet e tyre sociale por largimi nga puna ka sjellë dhe ndërprerjen e një mardhënie shoqërore mes tyre.