Prej 20 Janarit e deri sot, në Igumenicë, Janinë, Athinë, Selanik e kryesisht në zonën Kostur-Follorinë, policia greke ka sekuestruar 3 ton marijuanë që vinte nga Shqipëria.
Policia greke ndjek një automjet që vinte nga kufiri greko-shqiptar. Automjeti ishte ngarkuar në kufirin e gjelbër me Janinën, u arrit të kapej në Selanik.
Brenda në mjet u gjetën dhe sekuestruan 18 pako me 113 kg 450 gram marijuanë të fshehura në bagazh. Në pranga drejtuesi i mjetit, shqiptar 28-vjec. U sekuestrua makina dhe 2 celulare.
(M.Q/Faxweb)