Që prej mëngjesit të sotëm policia e armatosur deri në grykë ka zbarkuar në zonën e Shkozës, aty ku gati një javë më parë u përplas me banorët që kundërshtonin prishjen e banesave të tyre për të lejuar zbatimin e projektit të zgjerimit të rrugës, një projekt i ARRSH-së dhe Ministrisë së Transporteve.
Prej disa minutash ka nisur prishja e banesave në Shkozë dhe policia ndodhet në vendngjarje për të shmangur ndonjë revoltë të banorëve. Ajo që vihet re se aty është se ka shumë forca policie dhe janë të armatosur deri në grykë, me kallashnikov dhe antiplumb.
Mësohet se banorët janë futur brenda banesave të tyre dhe pse ka nisur prishja pasi sipas tyre nuk do të lejojnë të prishen shtëpitë e tyre. Po kështu aty ndodhet edhe një ambulancë për çdo incident të mundshëm.
Këta të fundit protestuan edhe para Ambasadës Amerikane, si dhe i dërguan letra selive kryesore diplomatike në vend.
Ndërsa pak ditë më parë ata u ulën këmbëkryq në rrugën tek ‘Ura e Shkozës’ dhe nuk lejuan qarkullimin e automjeteve për disa orë. Pritet që të prishen 153 banesa. (J.V/Shuplaka)