05:52 | 19/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

”Policë të maskuar bllokuan makinën e Ministrit Koka kur brenda ishte e shoqja”, gazetari rrëfen detajet

12:27 | 03/02/2017
në Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
”Policë të maskuar bllokuan makinën e Ministrit Koka kur brenda ishte e shoqja”, gazetari rrëfen detajet

Vijojnë të dalin fakte në lidhje me përplasjen deh akuzat e Ministrit të Mjedisit Koka me Ministrinë e Brendshme e konkretisht ministrin Tahiri. Ai e akuzonte publikisht policinë e shtetit pak kohë më parë për lidhje dhe veprime kriminale si dhe presione mbi eksponentë të LSI-në.

Artan Hoxha, në studion e Ylli Rakipit ka dhënë një deklaratë të fortë.

“Kanë shoqëruar truprojën e ministrit të Mjedisit Lefter Koka. Në makinë ka qenë edhe bashkëshortja e tij. Ndërkohë që shoferi është punonjës i Gardës, ka pasur dokumentacion, ka pasur leje arme dhe leje qarkullimi”.

Ai ka thënë se ngjarja ka ndodhur pak kohë më parë dhe i pranishëm ka qenë edhe shoqëruesi i ministrit, punonjës i Gardës së Republikë.

Sipas tij Policia ka ndaluar makinën kur ndodhej edhe bashkëshortja e ministrit Koka si dhe një përfaqësues juridik i biznesit të tij. Hoxha pretendon se pavarësisht kundërshtimit dhe kërkimit të sqarimeve për këtë akt, grupi i policëve me maska të zeza e ka shoqëruar mjetin ku lëvizte familja e ministrit Koka dhe është kontrolluar me imtësi.

Sipas deklarimeve të gazetarit ky incident është diskutuar edhe në mbledhjen e qeverisë në praninë e Edi Ramës, gjatë të cilës Tahiri ka pretenduar se ka qenë një keqkuptim. Ndërkohë mësohet se në këtë mbledhje për këtë ngjarje, ka kërkuar llogari dhe ka protestuar fortë edhe ministri i Drejtësisë, tashmë i shkarkuar nga Rama, Ylli Manjani, i cili ka thënë se “policia nuk mund të ndërhyjë te makinat dhe gratë tona”.

Hoxha ka shtuar se kjo ngjarje e rëndë që çoi edhe në shpërthimin publik të Lefter Kokës kundër drejtuesve të policisë së Durrësit, përkon me mbledhjen që Petrit Vasili ka bërë me deputetë dhe ministra të LSI, ku janë porositur që të kenë kujdes nga policia se ka informacione, se mund t`ju fusin drogë në mjetet e tyre.

Deklarata e Artan Hoxhës:
Kam një rast që nuk është publikuar në media, por që ka qenë një incident që edhe në mbledhjet e Këshillit të Ministrave është përmendur. Unë nuk e di nëse ka qenë skuadra e operacioneve speciale apo kanë qenë forcat e ndërhyrjes së shpejtë, por kanë shoqëruar truprojën e ministrit të Mjedisit Lefter Koka. Në makinë ka qenë edhe bashkëshortja e tij. Ndërkohë që shoferi është punonjës i Gardës, ka pasur dokumentacion, ka pasur leje arme dhe leje qarkullimi. Ka qenë edhe një përfaqësues juridik i biznesit që ka zoti Koka.
Kjo histori ka përfunduar me shoqërim në polici. Fakti që u shoqëruar në polici dhe është ndërhyrë me maska…i kanë thënë për një verifikim dhe më pas e kanë lënë të lirë. Kjo histori ka krijuar problem dhe prandaj është përmendur Këshilli i Ministrave dhe zoti Koka është ankuar “pse duhet të ma bëni këtë gjë?”. Zoti Tahiri ka thënë se “është një keqkuptim dhe unë mesa kam komunikuar me drejtorin e Policisë më ka thënë që kjo është një keqkuptim”. Kjo nuk është kapërdirë kaq lehtë.
Me sa di unë në atë mbledhje ka folur edhe ish-ministri Manjani i cili ka thënë që këto janë metoda për të na krijuar probleme sepse policia nuk mund të ndërhyjë te makinat dhe gratë tona. Po ta lidhësh pastaj me porosinë që ka dhënë Petrit Vasili që “kini kujdes se policia mund të na vendosë nëpër makina lëndë narkotike…”. policia ka pasur informacion që një makinë deputeti është përdorur për të tilla gjëra. (E.K/SHUPLAKA)

Etiketa: deklaratakokatahiri
Pas

Vodhën dyqane dhe zyra, 2 në pranga, procedim penal 14-vjeçarit (EMRAT)

Para

Kënga e Dua Lipës hyn në top 7-shen e këngëve më të dëgjuara në botë (Video)

Para
Dua Lipa rrëmben dy çmime ndërkombëtare (FOTO)

Kënga e Dua Lipës hyn në top 7-shen e këngëve më të dëgjuara në botë (Video)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Mbi 100 të vdekur në Gaza, intensifikohen sulmet izraelite në Khan Yunis

Sekretari i Thesarit të SHBA: Negociatat për tarifat sjellin marrëveshje rajonale

Shpërthim në Kaliforni/ Një i vdekur dhe katër të plagosur jashtë një klinike

Gjykatësi anglez, shqiptarëve të kapur në ‘shtëpi bari’: Është një histori që e dëgjoj çdo javë, ju lani borxhet ndërsa trafikatët fitojnë (EMRAT)

Tarifat doganore të Trump/ Meloni pret Vance dhe Von der Leyen: Roli i Italisë është të ndihmojë dialogun mes SHBA-së dhe BE-së

Mesazhi i Putinit për Donald Trump një ditë para telefonatës: SHBA-të duhet të respektojnë interesat e Rusisë

Tragjedi në Roskovec/Shembet muri i një banese, humb jetën vajza 4-vjeçare

Sulmet izraelite vrasin të paktën 100 persona në Gazë, kërkohet armëpushim

Turistët e huaj “kthehen” në artizanë, Gjirokastra rikthen vlerat e trashëgimisë përmes duarve të vizitorëve

Fier/Humb jetën punëtori në kantierin pa leje, Prokuroria çon në gjyq ndërtuesin dhe dy zyrtarë të IMT-së

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.