Se policia në Shqipëri është e korruptuar këtë e dinim, por jo deri në gradën kur nuk e kryejnë punën e tyre për një kanaçe Red Bull.
I tillë është rasti i publikuar nga portal “Jeta Osh Qef”, ku një polic korruptohet me një pije Red Bull dhe nuk u vë gjobën tre makinave të parkuara gabimisht.
Sipas dëshmitarit që raporton tek ky portal, ngjarja ka ndodhur tek një lokal pranë zonës së Brrylit në kryeqytet.
Në videon e publikuar, dallojnë tre makina luksoze të parkuara gabim. Policët nisen të vënë gjobat, por kur pronari i lokalit u jep nga dy pije Red Bull, ata ndryshojnë mendim. (D.D/Shuplaka)