10:05 | 17/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Policët në Lirim”: Artan Cukun e vrau shteti, po “e shesin” si gjakmarrje

17:05 | 15/06/2017
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Policët në Lirim”: Artan Cukun e vrau shteti, po “e shesin” si gjakmarrje

Shoqata e Policëve në Lirim ka reaguar lidhur me arrestimin e 24-vjeçarit Mikel Shallari, i cili sipas prokurorisë, është ekzekutori i Artan Cukut.

Sipas “Policëve në Lirim” arsyeja që është ekzekutuar Cuku, lidhet me detyrat e tij në Policnë e Shtetit.

Pas 20 vitesh karrierë, Artan Cuku u hodh në rrugë, thuhet në reagimin e shoqatës. Sipas tyre , ngjarja po shitet si e lidhur me një gjakmarrje por siç thonë ata ngjarja e rëndë nuk ka lidhje me këtë. 

Deklarata:

Artan Cukun e vrau shteti!

Hetimi mbi vrasjen e oficerit Artan Cuku u zbardh. SH.P.P.L-2013 dhe çdo anëtar i saj ka deklaruar që nga dita e ekzekutimit e në vazhdimësi se vrasja ndodhi për shkak të detyrës dhe vetëm për shkak të detyrës. Asnjë motiv gjakëmarrjeje nuk ekzistonte.

Shteti Policor dhe Policia Politike e ish Ministrit Saimir Tahiri tentoi dëshpërimisht deri edhe kur u evidentua autori ta shiste këtë ngjarje të rëndë të ndodhur për motive gjakmarrjeje. Sepse kështu mund të justifikonte pseudoreformat që ndërmori në 2013 në strukturat e Policisë së Shtetit duke braktisur dhe hedhur në rrugë qindra oficerë të kualifikuar për t’i zëvendësuar me militant partie, me militantët e drogës. Viktimë e këtyre pseudoreformave mbeti edhe Oficeri i jashtëzakonshëm Artan Cuku, veçse ky rezultoi viktimë fatale.

Pas 20 vitesh karrierë policore Artan Cuku e pa veten në rrugë, i braktisur nga shteti që i shërbeu devotshmërisht, nga struktura policore për të cilën ai sakrifikoi dhe u përballë çdo ditë me krimin dhe kriminelët. Nuk mbeti me kaq, Shteti Policor dhe Kryministri Edi Rama e braktisën edhe gjatë përcjelljes së tij nga kjo jetë. Kryeministri Rama nuk gjeti kurajon për të përcjellë asnjë ngushëllim, asnjë ndjesë apo përgjegjësi si kryetari i shtetit e më keq akoma, nuk lejoi t’i kryheshin homazhet ashtu siç i takonte dhe meritonte si një Drejtues i Lartë i Policisë së Shtetit në Institucionin Qëndror të PSH.

Artan Cuku Drejtues i Lartë i Policisë së Shtetit, me 20 vjet përvojë pune përfshirë arsimimin policor, i cili ka iniciuar, drejtuar dhe menaxhuar hetime të rëndësishme në kuadër të luftës kundër krimit të organizuar dhe krimeve të rënda, në Qarqet Berat, Durrës, Fier, Tiranë, Vlorë etj. Njohës shumë i mirë i situatës kriminale në Republikën e Shqipërisë, ekspert në luftën kundër pastrimit të parave, me aftësi të veçanta komunikimi dhe lidershipi, me aftësi shumë të mira operacionale ku për shkak të detyrave si inspektor dhe shef i Policisë Kriminale, Zv/Drejtor në disa qarqe si dhe Drejtor Policie në Qarkun Vlorë ka realizuar me sukses hetimin, dokumentimin dhe arrestimin e grupeve kriminale me rrezikshmëri të lartë shoqërore në të gjithë Republikën e Shqipërisë. Pra Artan Cuku ishte një dorë e hekurt në luftën kundër kriminalitetit.

Dokumentimi e zbulimi i autorësisë, mekanzimit dhe motiveve të vrasjes, si dhe vënia përpara drejtësisë së autorëve, bashkëpuntorëve dhe porositësve të vrasjes, për të cilën koha vërtetoi se kishte të bënte vetëm me detyrën e kryer ndër vite në strukturat e policisë së shtetit, ndaj ish drejtuesit të lartë dhe kolegut tonë tregon me zë të lartë se sa e braktisur dhe e pasigurtë është sot e gjithë armata e ish drejtuesve dhe ish punonjësve të policisë të larguar nga strukturat policore por edhe i drejtuesve dhe punonjësve të policisë pjesë e organizatës policore, të cilët për shkak të detyrës janë të ekspozuar përballë krimit.

Gjejmë rastin të shprehim falenderimet tona Prokurorisë dhe strukturave të veçanta të Policisë së Shtetit të angazhuara për hetimin deri në zbardhjen e së vërtetës.

Në kujtim të jetës dhe veprës së Tij!

(M.D/Shuplaka)

Etiketa: Artan Cuku
Pas

Pas shumë vitesh mungesë, Erjona Shehu rikthehet në televizion

Para

Gjin Gjoni relator i ankimimit të LSI-së, si e komenton Manjani zgjedhjen e tij

Para
Manjani: LSI nuk është fajtore për ato që pështyn Rama sot dhe që si zakonisht do t’i lëpijë nesër!

Gjin Gjoni relator i ankimimit të LSI-së, si e komenton Manjani zgjedhjen e tij

Discussion about this post

 



Të Fundit

Konferenca e përbashkët, Macron uron Ramën për fitoren në zgjedhjet e 11 majit

Sonte finalja e ‘Eurovision 2025’, Shkodra ‘Elektronike’ performon e 26-ta

Rama konferencë për shtyp me Macron: Privilegj i veçantë që mikpritem dje samitin. Marrëdhënia me Francën ka hyrë në një fazë të re

EMRAT/ Kush janë 140 deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, të dalë nga zgjedhjet e 11 majit. Në Parlament edhe Adriatik Lapaj e Lëvizja Bashkë e Arlind Qorit

Nis hapja e zarfeve të votave të shqiptarëve në Greqi

Ngërçi politik / Sot seanca e 17-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Rama pret presidentin francez në Kryeministri

Negociatat për armëpushim në Ukrainë, DW: Armëpushimi nuk duket në horizont! Delegacioni rus në nivel këshilltarësh

Zgjedhjet 2025/ Rreth 50 mijë zarfe pezull, nis sot numërimi i votave nga Greqia

Nga Ukraina te emigracioni, Europa kërkoi dje nga Tirana unitet për sfidat e sigurisë, paralajmërim edhe për Rusinë me sanksione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.