19:10 | 15/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

Polici i Kuvendit të Greqisë dhunonte dhe abuzonte me fëmijët prej 8 vitesh, pas akuzave të bashkëshortes, çiftit iu hiqet kujdestaria e tre vajzave dhe djalit

08:44 | 30/11/2024
në Bota, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Polici i Kuvendit të Greqisë dhunonte dhe abuzonte me fëmijët prej 8 vitesh, pas akuzave të bashkëshortes, çiftit iu hiqet kujdestaria e tre vajzave dhe djalit

Opinioni publik në Greqi është tronditur ditën e djeshme pas zbulimit të torturave që dyshohet se tre vajza dhe një djalë që në moshën 5-vjeçare, kanë vuajtur nga babai i tyre. Ky i fundit shërbente si punonjës policie në sigurinë e Kuvendit grek që prej vitit 2019. Sipas hetuesve, ky person kishte probleme psikologjike, por gjithsesi ka arritur të mbante një post aq të rëndësishëm pa u vënë re prej vitesh.

“Në mëngjes ka veshur uniformën e përfaqësuesit të ligjit dhe në mbrëmje e ka hequr dhe ka treguar fytyrën e vërtetë.”, shkruajnë mediat greke.

Rasti i rëndë doli në dritë, më 18 nëntor kur nëna e fëmijëve denoncoi bashkëshortin për dhunë në familje. Menjëherë është kryer procedura ligjore dhe punonjësi i policisë është arrestuar teksa ishte në detyrë duke ruajtur godinën kryesore të Kuvendit. Të nesërmen, më 19 nëntor, me vendim të gardës së Kuvendit, polici është përjashtuar nga shërbimi i sigurisë së Kuvendit, ndërsa më 20 nëntor organet kompetente i kanë shqiptuar një vit burg me kusht.

Pas akuzës që i rëndonte, punonjësi i policisë dyshohet se i ka thënë nënës së tij se do të vriste veten, për pasojë autoritetet e kanë dërguar në spitalin psikiatrik të Ushtrisë. Menjëherë pas burgosjes së tij në spitalin psikiatrik më 20 nëntor, bashkëshortja e tij vizitoi sërish komisariatin duke shtuar ankesat fillestare për dhunë në familje dhe akuzat e rënda për përdhunimin e fëmijëve të tyre nga i shoqi.

Pretendimet e bëra nga bashkëshortja e tij, gjithashtu punonjëse policie, janë të dyshimta. Sipas fjalëve të saj, nga viti 2016 e deri më tani në nëntor, punonjësi i policisë dyshohet se e ka detyruar me dhunë fizike të ngacmojë seksualisht fëmijët e tyre, ndërkohë që ai ka parë apo edhe marrë pjesë në akte.

Në të njëjtën kohë, oficeri i policisë dyshohet se ka abuzuar me tre vajzat e tij që nga mosha e vogël 5-vjeçare dhe me rritjen e tyre ka arritur deri në atë pikë sa t’i përdhunojë. Dhe si të mos mjaftonte kjo, ai dyshohet se e ka detyruar edhe djalin e tij të kryejë marrëdhënie seksuale me motrat e tij.

Kjo ngjarje e tmerrshme ka çuar në një procedurë të re para hetimore dhe gjithashtu në heqjen e kujdestarisë së fëmijëve nga prindërit, pasi u bënë akuza të ndërsjella mes bashkëshortëve. Ndërkohë raportohet se tre vite më parë, teksa ndodhej në shtëpinë ku jetonte familja, djali kishte rënë nga kati i 4-të dhe tashmë autoritetet po e shqyrtojnë këtë rast, për të përcaktuar nëse bëhet fjalë për aksident apo diçka tjetër.

Pas

Dita juaj do të ndahet në periudha të ndryshme, zbuloni parashikimin e yjeve për sot

Para

Ukraina do t’i kërkojë NATO-s ftesë për anëtarësim javën e ardhshme

Para
Ukraina do t’i kërkojë NATO-s ftesë për anëtarësim javën e ardhshme

Ukraina do t’i kërkojë NATO-s ftesë për anëtarësim javën e ardhshme

Discussion about this post

 



Të Fundit

Raporti vjetor i KLP, “gropa” në sistem, nga 341 prokurorë vetëm 220 në detyrë

Takimi mes ministrit të Jashtëm turk dhe atij rus, Fidan dhe Lavrov diskutuan për konfliktin mes Izraelit dhe Iranit

Zjarri shkrumbon 3 ha kullotë në Gjirokastër, rrezikohet një banesë

Konflikti i armatosur me Iranin, një tjetër kompani ajrore anulon fluturimet për në Izrael

IDF godet një avion iranian teksa po furnizohej me karburant në Mashhad

Rusia ia kthen Ukrainës trupat e edhe 1.200 të vrarëve, teksa luftimet vazhdojnë

Aksident në aksin Korçë-Kapshticë, përplasen dy makina, dyshohet për të plagosur

E rëndë në Dhërmi/ Goditet nga helika e skafit në plazhin e Gjipesë, plagoset turisti gjerman

Sulmet izraelite në Iran! Thellohet bilanci, shkon në 128 numri i të vdekurve dhe 900 i të plagosurve

“Unë arrita të ndaloj luftën Kosovë-Serbi dhe Indi-Pakistan”, Trump: Irani dhe Izraeli do të bëjnë marrëveshje, së shpejti do të kemi paqe!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.