11:01 | 17/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Polici me armë në dorë na afrohej”, rrëfehet djali i vëllait të viktimës që u vra nga efektivi: Ai po vjen të na vrasë

17:03 | 29/12/2019
në Aktualitet, Flash, Kosova, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Polici me armë në dorë na afrohej”, rrëfehet djali i vëllait të viktimës që u vra nga efektivi: Ai po vjen të na vrasë

Me një plumb në kokë në sytë e djalit rreth 20-vjeçar, zyrtari policor Vllaznim Hamdiu dyshohet se vrau Lulzim Spahiun mëngjesin e sotëm në rrugën ‘NATO 99’, të Gjilanit. E gjitha ngjarja sipas familjes së viktimës besohet se ka ndodhur pas një aksidenti trafiku të shkaktuar paraprakisht nga i ndjeri.

Bashkë me djalin  rreth të 20-tave, Lulzim Spahiu, nga fshati Muçivërc i Komunës së Kamenicës ishin zgjuar sot herët në mëngjes. Misioni i tyre kishte qenë që të arrijnë para orës 07:00 të mëngjesit për në Novobërd.  Me kamionin pas të cilit i kishin ngarkuar disa gjedhe kishin marrë rrugën për në këtë qytezë. Qëllimi ishte që t’i shisnin lopët në kohën e festave kur kosovarët i blejnë më së shumti ato.

Por rruga deri atje, doli të jetë tragjike për Lulzimin.

Gjatë rrugës, saktësisht në rrugën ‘NATO 99’, të Gjilanit, Spahiu me kamionin e tij u aksidentua me një veturë private. Në të kishte qenë pjesëtari i policisë së Kosovës Vllaznim Hamdiu, i cili punon ne Njësinë për Mbrojtjen e Afërt bashkë  me një grua dhe një burrë tjetër.

Vëllai i Lulzim Spahiut, Blerimi ka treguar rreth asaj se çfarë i ka thënë nipi i tij (djali i të ndjerit), i cili kishte qenë bashkë me babanë në momentin tragjik.

 “….nipi prapë më thirri pas disa minutave. O axhë, ai ka armë po vjen që të na vras”, më tha. Unë menjëherë i thash djalit ik nga aty. Ai (i dyshuari), ka shkuar edhe e ka gjuajtur me armë vëllain i cili ka qenë në karrigen e shoferit ulur”, ka rrëfyer për Express vëllai i të ndjerit.

Blerim Spahiu ka treguar se nipin  e tij e kishte udhëzuar të ikte nga vendi i ngjarjes.

E gjithë ngjarja sipas familjes e hetuesisë besohet se ka ndodhur sot rreth orës 05:00 të mëngjesit.

Vëllai i viktimës, Lulzimit më tej, tregon se sot vëllai ishte bërë gati për t’u nisur në treg për t’i shitur gjedhet.

 “Sot në mëngjes i ngarkuam gjedhet në kamion. U nisëm për në Novobërd, aty ku kishim planifikuar që t’i shisnim gjedhet. Nuk e di shumë se si ka ndodhur rasti. Nipi sot në telefon menjëherë pas aksidentit më thirri e më tha se e kanë goditur një veturë. Iu thash merruni vesh me të rreth dëmeve”, rrëfen për rastin vëllai i të ndjerit.

Në momentin kur djali i së ndjerit e ka parë zyrtarin policor me armë në dorë, ai e kishte thirrur ne telefon xhaxhain e tij, duke i thënë se ai ka armë dhe po shkon në drejtim të tyre.

Për të gjithë versionin e familjes, ështe tentuar  tentuar që të marrë edhe deklaratë nga policia,. Prokuroria e nga Inspektoriati Policor i Kosovës.

Por të gjithë këta janë përgjigjur se rasti është ende nën hetime dhe se qartë ende nuk dihet motivi i kësaj ngjarje.

Por megjithëkëtë në komunikatat e këtyre institucioneve vihet në pah se zyrtari policor Vllaznim Hamiti e ka vrarë Lulzim Spahiun.

Sipas  IPK-së, bazuar në hetimet preliminare dyshohet se personi i dyshuar  V. H. pjesëtar i Policisë së Kosovës, jashtë detyrës zyrtare, ka shtënë me armë  zjarri në drejtim të viktimës L.S. por nuk specifikohet nëse arma me të cilën është kryer vrasja ka qenë arma që e ka përdorur gjatë detyrës zyrtare i dyshuari.

Ndërkohë është provuar që të marrej edhe një përgjigje nga ana e Prokurorisë për këtë rast. Mirëpo ata nuk kanë dashur që t’ë japin detaje me arsyetim se rasti është nën hetime. Ndërkohë Vllaznim Hamdiu, ka punuar dhe punon si zyrtar policor, saktësisht në Njësinë për Mbrojtje të Afërt.

Si pjesë e procedurës hetimore IPK ka konfiskuar nëjë armë GLOCK 9×19 që dyshohet se është përdorur nga i dyshuari në këtë rast dhe një karikator.

Në veturën e të dyshuarit (zyrtar policie) janë gjetur dhe konfiskuar edhe dy pistoleta të llojit Bereta.

Hetuesit e IKP-së në bashkëpunim me njësitin rajonal të hetimeve kanë zbatuar edhe një urdhëresë për bastisje në fshatin Malishevë të Gjilanit në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit.

Ndërkohë ndaj tij Prokuroria Themelore e Gjilanit ka kërkuar 30 ditë paraburgim për policin e arrestuar, ndërkaq trupi i pajetë i qytetarit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./GazetaExpress/

Etiketa: lulzim spahiuVllaznim Hamdiu
Pas

VIDEO/ Fluks masiv në pikën kufitare të Morinës, kosovarë që kthehen nga perëndimi dhe shtetas shqiptarë që do festojnë në Kosovë

Para

VIDEO/ “Kryeministri po jeton kohën shtesë që ia dha Luli”, Altin Goxhaj: Rama është kanceri e ‘HIV-AIDS’-i Shqipërisë është Basha

Para
VIDEO/ “Kryeministri po jeton kohën shtesë që ia dha Luli”, Altin Goxhaj: Rama është kanceri e ‘HIV-AIDS’-i Shqipërisë është Basha

VIDEO/ "Kryeministri po jeton kohën shtesë që ia dha Luli", Altin Goxhaj: Rama është kanceri e 'HIV-AIDS'-i Shqipërisë është Basha

Discussion about this post

 



Të Fundit

Masat e Policisë së Shtetit për sezonin turistik 2025. Fokus te siguria, rendi dhe liria e pushuesve

EMRI/ I dënuar nga Gjykata e Milanos për pjesëmarrje në grup kriminal, arrestohet 54-vjeçari në Tiranë

U mbyt në lumë në Greqi bashkë me shokun,12-vjeçari shqiptar do të varroset në atdhe! Babait i jepet leje për të marrë pjesë në funeral

Sërish sulme ruse mbi Ukrainë, së paku 14 viktima

Intensifikimi i kontrolleve nga Policia Kufitare godet një rast të tentativës për të trafikuar armë zjarri, tranzit, nga Shqipëria në Gjermani.

Zjarr në një burg në Uruguai, raportohen 4 viktima

Kërkon lirinë me kusht, sot seanca në Gjykatën e Fierit për Ervin Salianjin

Sot seanca në GJKKO për Veliajn, SPAK paraqet informacionin dy mujor! Më 8 Korrik shqyrtohet rekursi në Gjykatën e Lartë

Starmer dhe Trump nënshkruajnë marrëveshjen për tarifat në samitin e G7-ës, presidenti amerikan: Kemi një marrëdhënie të shkëlqyer me Mbretërinë e Bashkuar

Rusia sulmon me raketa dhe dronë Kievin, të paktën 14 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.