13:05 | 21/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Polici në Tepelenë i ofendon gruan shoferit: Ik me pirdhu, futu në makinë budallaçkë (FOTO)

18:14 | 06/01/2017
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Polici në Tepelenë i ofendon gruan shoferit: Ik me pirdhu, futu në makinë budallaçkë (FOTO)

Një emigrant shqiptar që punon në Greqi u kthye për pushime në Shqipëri, por është hasur me një aksident që i kushtoi shumë, jo në aspektin fizik, por edhe në vlerë monetare.

Ai ishte nisur për në Greqi, por në vendin e quajtur Markosh, në Tepelenë, u përplas me një makinë “Land Rover” me targa shqiptare.

Nga të dyja automjetet përveç dëmeve materiale nuk pati të lënduar dhe sipas drejtuesit të automjetit, Sofokli Prifti, faji ishte i të moshuarit, ndaj ai u afrua dhe i kërkoi falje duke i thënë se do të paguante dëmet.

Por, kur erdhi policia gjithçka ndryshoi, i moshuari së bashku me të tjerët që kishte në makinë, jo vetëm që nuk pranuan fajin, por bënë të pafajshmin dhe gjobën e mori Sofokli Prifti, i cili thotë më tej polici i ofendoi edhe familjarët, përfshirë këtu edhe bashkëshorten.

Denoncimi i qytetarit paraqitur te “Jeta Osh Qef”:

“Me quajne Sofokli Prifti.  Makina: Nissan Navara me targa MIP****. Ne daten 3-1-2017 u nisem nga Shqiperia per te ardhur ne Greqi ,ishte ora 9 (me oren shqiptare) ne vendin Markosh TEPELEN ..kur na u perplas nga ana e djatht nje plak me makine Land Rover me targa shqiptare AA816KM me emer AGIM SELIM ZIFLAJ. Per fat te mire te gjith shpetuam mire (nga te dyja makinat) Nderkohe qe i moshuari doli nga makina bashk me gruan e tij duke u qar na tha se do paguante fajin qe beri sepse kuptovi qe ai kishte fajin. Tani do kalojme ne temen qe shkaktoj zemerimin tone …dhe do perpiqemi te drejten pavarsisht sa e veshtire mund te jete ..

Erdhen policet te vendit TEPELEN ..fillimisht na pyeten ne se jemi te gjith mire …deti ketu gjithcka mire …pak minuta me vone erdhi komandanti i policise qe zoti ta bej police kete njeri me emer KUDRET MALAJ …Ne fillim vajti dhe takoj te moshuarin sepse njifeshin te dy …dhe mbas 5 minutash u afrua nga ne dhe me aspak respekt na fliste sikur ishim kriminel ,pas pak thirri nje shokun e tij gjasme si teknik per te bere matjet e aksidentit . Duke folur pak me larg se ne ,u afruan dhe na thane se fajti ishte i yni (nderkohe qe duket shume mire nga fotografite se kush ishte fajtori ) Dhe ne oren qe po u shpjegonim se si ndodhi aksidenti ,zoti KUDRET MALAJ ju drejtua femijes time dhe i tha “PSE ME RRI ATY SI GANGSTER AFER MEJE IK QE KETU DHE MI HIQ ATO DUART NGA XHEPAT ” ketu duhet te themi qe temperatura ishte -10grade.

Edhe nderkohe qe ishim te gjithe te tronditur nga ngjarja prap zoti KUDRET MALAJ i tha gruas time qe po i shpjegonte se si u perplasen makinat “Ik me pirdhu budallacke futu brenda ne makine dhe mos llafose” ne ate moment u hodhen drejt tij dy femijet e mi dhe i larguan policet e tjere. Nderkohe qe po ndodhnin keto gjera te gjithe na u kundervune neve qe nuk kishim faji dhe atij qe shkaktoj te gjith aksidentin nuk i tha asnjeri asnje llaf mbas pes minutash nje nga fisi i te moshuarit pyeti zotrin KUDRET MALAJ kujt i ishte Nissan Navara dhe polici u pergjigj  “Ja atit budallait atje” duke treguar mua! Un i njejti vajta dhe i kerkova te moshuarit te tregonte me saktesi cfare kishte ndodhur por ai me tha “nuk do them asgje me le rehat “kur pak minuta perpara se te flasi me zotin KUDRET pranoj qe ai kishte fajin! Zoti KUDRET MALAJ me coj ne polici dhe mori vendimin qe fajin e kisha un me denuan edhe me gjobe dhe me kercenoj qe neqofte se nuk firmosja letrat qe kishte mbushur ai sipas deshires te tij nuk do te me jepte dokumentat e mija (lejen e qarkullimit, patenten, karten jeshile edhe siguracionin )

Bente shume ftohte jasht ishte -10 grade, e gjithe familja ime kishte ftohte keshtu qe u detyrova te firmosja letren. Sa e firmosa polici KUDRET MALAJ shikonte te moshuarin edhe i buzeqeshi plakut duke u tallur edhe duke nenvleresuar mua dhe pastaj me tha “Ik pirdhu tani”. Ne ate moment ju drejtova dhe i thash do flasim prap ne te dy dhe te jesh i sigurt qe do kerkoj per te drejten time. Ai qeshi prap me ironi dhe me tha “kur te kthehesh prap nga greqija hajde ndonje xhiro ketej qe te kerkoje te falur”! Njerez si keta i bejn keq vendit tim edhe perlyejn emrin e policise Shqiptare! Shpresoj qe ju mos tju ndodh kurre qe te mplekseni me njerez te tkurre!”. (A.R/SHUPLAKA)

 

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”607″ exclusions=”158,159,160,163,164,165,166″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]

 
Etiketa: denoncimpoliciqytetaritepelene
Pas

Moti i keq, dhjetëra makina të bllokuara në Maqellarë, brenda tyre edhe të sëmurë

Para

Modelja “tupëron” Higuainin: Më kërkoi foto nudo (FOTO)

Para
Modelja “tupëron” Higuainin: Më kërkoi foto nudo (FOTO)

Modelja "tupëron" Higuainin: Më kërkoi foto nudo (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ku ishte qendra e grupit kriminal të zbuluar? Përgjigjet Dumani: Baza ishte në Durrës. Nuk japim gjeneralitete për persona

E rëndë në Tiranë! Gjendet pa shenja jete një 24-vjeçar në liqenin e Farkës, dyshohet se…

Operacioni ‘Ura’/ Mara jep detaje: Qendra ishte në Puglia, Belgjikë, Gjermani, Hollandë dhe Amerikën e Jugut! U sekuestruan 3 restorante dhe një televizion në Vlorë

‘Ndoqëm paratë përtej kufirit’, prokurori italian: Bashkëpunimi me SPAK i suksesshëm, nuk patëm rrjedhje informacioni

Para të gatshme 1 mln euro, transferta në Amerikën Latine e policë të përfshirë”, detaje nga operacioni i madh antidrogë

“Bashkëpunim perfekt”/ Kryeprokurori i Barit për operacionin antidrogë: Mafia shqiptare forcë e madhe. Kam besim tek SPAK, do ta luftojë krimin

SPAK operacion në Berat me kërkesë të autoriteteve belge! Kontrolle në 4 ambiente, sekuestrohen dokumente false! Një 33-vjeçar në pranga

Shiste doza kokaine, në qytetin e Mamurrasit dhe në zonat përreth, arrestohet 57-vjeçarja

Sulm me thikë në Holandë! Disa të plagosur, përfshirë një oficer policie

City tërhiqet nga gara për Wirtz, sulmuesi gjerman pranë Bayern Munich

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.